MAT - Një i ri 19-vjeçar është kapur "mat" nga Policia teksa po trafikonte lëndë narkotike të llojit kanabis. Selman Kurti banues në fshatin Rribë të Matit, ishte duke trafikuar drogën në vendin e quajtur Suç, dhe menjëherë sapo është pikasur nga policia e cila i bëri thirrje për të ndaluar, i riu është larguar me vrap në këmbë duke marrë me vete edhe lëndën narktotike.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se gjatë ndjekjes për kapjen e tij, 19-vjeçari është përleshur me një efektiv të policisë i cili e ka kapur pas disa metrave ndjekje. Gjatë përplasjes mes tyre, arma që polici mbante në dorë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme duke lënë të plagosur trafikantin.

Selman Kurti është transportuar më tej për në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka sekuestruar lëndën narkotike dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)