Më 19 Gusht 2014, në minierën e komunës Komsi në rrethin e Matit, si pasojë e një aksidenti humbën jetën punonjësit Xhemal Selaj dhe Donald Barçi përkatësisht minator dhe vagonist.
Të ndjerët, ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA përmes skemës së sigurimit nga aksidentet personale në punë të industrisë minerare nga Kompania për të cilën punonin Alba-Co shpk e cila ka siguruar punonjësit e saj në përputhje me ligjin.
SIGAL UNIQA i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur dhe u qëndron pranë. Në kuadër të detyrimeve të veta kontraktuale, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjet e të ndjerëve Xhemal Selaj dhe Donald Barci në vlerën 6 Milion lekë për secilën prej familjeve.
Çeku i dëmshpërblimit iu dorëzua sot familjarëve nga Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Z. Avni Ponari në praninë edhe të përfaqësuesve të firmës minerare.
"Natyrisht- u shpreh Z. Ponari- paratë nuk i kthejnë Xhemalin dhe Donaldin tek ne dhe nuk donim që të takoheshim në këtë formë, pasi do donim që të vazhdonin të jetonin e punonin por fatkeqësisht ka të papriturat e veta. Është për tu vlerësuar kujdesi i drejtuesve të minierës të cilët duke respektuar ligjin për sigurimin e të gjithë minatorëve prej aksidenteve në punë, bënë të mundur që ne ti japim familjeve të Xhemal Selaj dhe Donald Barçit çek prej 6 000 000 lekë për secilin. Shpresoj që familjarët të mund të ndërtojnë një jetë ndryshe dhe sado e vështirë të jetë, të mund tu lehtësohet dhimbja.’
Përgjatë këtyre viteve, SIGAL UNIQA ka dëmshpërblyer familjarët e minatorëve që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë, në vlerën totale prej 78 Milionë lekë. Gjithashtu, ka dëmshpërblyer qindra raste të punonjësve të kësaj industrie që kanë pësuar aksidente si pasojë e të cilave ka rezultuar paaftësi e përhershme ose e përkohshme (vetëm në zonën e Bulqizës janë shënuar 9 raste me humbje jete dhe dhjetëra raste me paaftësi).
Motoja kryesore e aktivitetit të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është të respektojë detyrimet kontraktuale. Pagesa në kohë e dëmshpërblimeve për humbjet e jetës dhe ato materiale dëshmon përgjegjshmërinë dhe kujdesin ndaj klientëve si përgjigje për besimin e treguar. Tregues i kësaj përgjegjshmërie është fakti se vetëm në vitin 2014 SIGAL UNIQA ka paguar 10.9 Milionë Euro dëme.
Sigurimi i detyrueshëm i punonjësve të industrisë minerare
Të gjithë personat që zotërojnë leje për të ushtruar veprimtari minerare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të kryejnë sigurimin e punonjësve të tyre nga aksidentet pranë një shoqërie sigurimi. Ky detyrim bazohet në nenin 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 40, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 91 e 93, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar dhe VKM Nr. 1109, datë 8.8.2008.
Referuar bazës ligjore, kontrata e sigurimit mbulon rastet e humbjes së jetës; paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme dhe paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme dhe shuma në çdo rast është minimalisht 6 Milionë lekë.
Rreth SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
I themeluar në 22 Shkurt 1999, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon të përbërë nga 7 kompani sigurimi dhe 1 Fond Pensionesh të cilët operojnë suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Që prej vitit 2002, SIGAL kryeson tregun shqiptar të sigurimeve duke zotëruar mesatarisht 35% të tregut të sigurimeve jetë, jo-jetë dhe pensioneve private. Gjithashtu, kompania renditet e para edhe përsa i përket pagesës së dëmeve: SIGAL UNIQA (Jo-Jetë) ka paguar 31.5% të dëmeve të tregut ku vlen të theksohet fakti se rreth 70% e dëmeve shëndetësore paguhen nga SIGAL UNIQA.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com