MAT - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat shpalli fajtorë dhe dënoi shtetasit Përparim Boja me 25 vite burg, Luis (Astrit) Boja me 17 vjet burg dhe Fation Cani me nga 15 vite burg, të akuzuar për "vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim.
Sipas Prokurorisë së Matit, këta shtetas akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr shtetasin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur në 22 nëntor 2012 në Klos të rrethit Mat.
Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës.
Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria e Matit kërkoi burgim të përjetshëm për shtetasit Përparim Boja dhe Fatjon Cani, si edhe 25 vjet për shtetasin Luis (Astrit) Boja.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com