Materialet zgjedhore të zgjedhjeve
të qershorit nën syrin e kamerave
Mes gjelbërimit të pafund në Lundër, aty ku janë dhe magazinat e rezerave të shtetit, ndodhen dhe dy magazinat në të cilat janë të vendosura mbi 5 mijë kutitët e votimit që u përdorën për zgjedhjet e pushtetit qëndror në 23 qershor.
TIRANE - Mes gjelbërimit të pafund në Lundër, aty ku janë dhe magazinat e rezerave të shtetit, ndodhen dhe dy magazinat në të cilat janë të vendosura mbi 5 mijë kutitët e votimit që u përdorën për zgjedhjet e pushtetit qëndror në 23 qershor. Pas një procedure ligjore që duhet të kalohej për të arritur deri te ambientet e kutive dhe materialeve zgjedhore, më në fund hyjmë për të vëzhguar më nga afër.
Në hyrje të derës si për ironi a për shaka, policët që ruanin ambientin rreth magazinave dhe që nuk lejonin hyrjen e personave të paautorizuar kishin ngjitur etiketa të vogla ku shkruhej “Kutitët të parregullta”, etiketa këto që u vendoseshin vetëm kutive të dëmtuara që vinin në magazinë dhe nuk shërbenin aspak tu ngjitur në dyer. Për të hyrë brenda u desh leja nga shefi i mbrojtjes së këtyre zyrave, i cili pas një kontorolli rutinë që u bëhet gazetarëve, lejoi specialistët e
KQZ, që na shoqëruan gjatë vëzhgimit, të hapnin portën hyrës.
Errësirë totale u duk në fillim të hyrjes në magazinë, kjo pasi duke qenë një ambient i mbyllur, ku nuk lejohet hyrja për askënd, dhe dritat sigurisht që do të ishhin të fikura. Mjaftuan vetëm pak sekonda dhe gjithçka u ndriçua, ku në magazinë me një sipërfaqe shumë të madhe ndriçonin tashmë vetëm kutitë e votimit. Të ndara sipas qarqeve, ato ishin të sistemuara në mënyrë të rregullt dhe të qartë për tu identifikuar.
Kishim gjithë lirinë e plotë për të filmuar dhe fotografuar çdo kënd të magazinës. Përveç kutive të mbushura me fletë votimi që binin më shumë në sy, një numër i madh ishte dhe për kutitë rezervë që do të mund të përdoreshin për zgjedhjet që sapo lamë pas. Por kishte dhe disa kuti të dëmtuara, të çara, në të cilat gjendeshin vetëm topa letre dhe kanaçe pijesh të mbetura prej kohësh.
KEMERATNë krahun e djathtë të hyrjes në magazinë, ndodhej dhe një dhomë e vogël, në të cilën gjendej një monitor që regjistronte pamjet filmike të ruajtes së materialeve zgjedhore. Sipas specialsitëve të KQZ, ky monitor nuk fikej asnjëherë deri sa të largoheshin materialet zgjedhore nga këto magazina. Kjo për të garantuar siguri që askush nuk do të hynte në këtë ambient, i cili sipas tyre ishte në vëzhgim të plotë 24 orë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40