Materniteti i ri, 4 muaj pa pap-test
pacientët i drejtohen privatit

Materniteti i ri, 4 muaj pa pap-test<br />pacientët i drejtohen privatit
TIRANE- Në muajin e luftës kundër kancerit dhe kur ministria e Shëndetësisë, ka ndërmarrë nisëm për të lehtësuar shërbimet që u ofrohen të prekurve me tumor, në të vërtetë spitalet tona kanë pak se çfarë t’u ofrojnë pacientëve. Kështu, që prej katër muajsh gratë që i drejtohen maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë për të bërë ekzaminimin e pap-testit, që identifikon kancerin e qafës së mitrës, kthen mbrapsht.

Kjo pasi në këtë spital ka vetëm një mjek specialist që merret me ekzaminimin dhe leximin e të gjithë llojeve të analizave dhe që kërkojnë një përgjigje laboratorike. Në këtë situatë, mjeku ekspert, i cili ka aq shumë ngarkesë, saqë “nuk mund të marrë as frymë”, është detyruar që të mos pranojë të bëhen ekzaminimet e pap-testit, pasi nuk ka kohë për analizimin e tyre. “Në spitalin tonë ka katër muaj që nuk bëhet pap-testi. Ndonëse është një analizë rutinë dhe që ofrohet falas nga institucionet publike, ne nuk mund ta ofrojmë dot, ndaj gratë që na drejtohen për këtë ekzaminim i orinetojmë drejt spitaleve të tjera. Kjo pasio në spitalin tonë ne kemi vetëm një mjek spoecialist që merret me këtë gjë.

Mirëpo ky mjek nuk merret vetëm me pap-testin, por merret me të gjitha llojet e ekzaminimeve të tjera laboratorike që bëhen brenda në maternitet dhe që mjekët, që ia kanë kërkuar duan patjetër një përgjigje. Ai duhet të bëjë çdo lloj ekzaminimi dhe në këtë situatë nuk mund të merret edhe me pap-testin, ndaj ne, për fat të keq, nuk e ofrojmë këtë shërbim. Në mbarë botën ka skuadra të tëra mjekësh që merren vetëm me pap-testin, pa folur që ofrojnë edhe vaksinimin falas, duke u krijuar kështu komoditete femrave që të vijnë dhe të kontrollohen, ndërsa ne kemi vetëm një specialist për të gjitha llojet e ekzaminimeve që bëjnë me qindra femra që hyjnë e dalin çdo ditë nga ky spital.

Drejtuesit e spitalit kanë bërë kërkesë të herë pas hershme për shtimin e stafit në këtë sektor, por deri më tani, nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete”, - na thonë mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” i njohur ndryshe si materniteti i ri. Në këtë situatë pacientet femra janë të detyruara që t’i drejtohen klinikave private, ku një pap-test kushton diku te 3 mijë lekë të reja, kjo pasi çmimi ndryshon në varësi të spitalit.

Çfarë është
PAP Testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që bëhet për të vëzhguar nga afër qelizat e organit genital femëror. Ky test mund të tregojë nëse ju keni një infeksion në qafën e mitrës, qeliza jo normale apo kancer te qafës së mitrës. Bërja e rregullt e tij zbulon qelizat jo normale në fazat e hershme pa dhënë akoma kancer në qafën e mitrës. Ai mund të kapet në kohë, kështu trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë të mëdha. Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bejnë rregullisht PAP Testin, si pjesë e kujdesit të vazhdueshem për shëndetin. Rekomandohet që të gjitha femrat tre vjet pasi kanë filluar aktivitetin seksual duhet të kryejnë PAP Testin. Gratë të cilat kanë hequr mitrën duhet të konsultohen me mjekun nëse mund të kryejnë rregullisht PAP Testin.
 

Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!