TIRANË- Një godinë e re dhe moderne! Materniteti i vjetër " Mbretëresha Geraldine" në bulevardin Zogu I do t'i nënshtrohet rikonstruksionit, për të pasur një hapësirë të denjë në vendin ku jeta nis.
Për punimet në këtë godinë, Ministria e Shëndetësisë ka akorduar një fond prej 90 milionë lekësh, të parashikuar në aktin Normativ Nr. 2, të miratuar të hënën në parlament.
Hera e fundit kur ky maternitet i është nënshtruar punimeve ka qenë në gusht të vitit të kaluar, 2018, në sallën e obstetrikës dhe ambientet pritëse të kësaj godine.