Matilda Makoçi takon protagonistët
e filmit “Si gjithë të tjerët”

Matilda Makoçi takon protagonistët<br />e filmit “Si gjithë të tjerët”
Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi pas rikthimit të saj në skenën e aktiviteteve që ndodhi një muaj më parë në ekspozitën e Natasha Begës, ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet. Ajo ka shkuar në një takim me personalitetet që dikur janë rritur jetimë në Shtëpinë e Fëmijëve.

Takimi u organizua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Aktorja e njohur Matilda Makoçi është takuar me ish fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuna subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale.

Tashmë të bërë burra e gra në moshë madhore, ata e kanë lumturuar aktoren me kujtimet e asaj kohe, kur Matilda Makoçi hidhte hapat e para në aktrim. Ishte vetëm rreth 18 vjeç dhe luante rolin e të dashurës së Vullnetit, aktorit që luante rolin e një të riu jetim i rritur në Shtëpisë Fëmijës.

Ngjarjet në këtë film të realizuar 36 vite më parë (1980), zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, në një botë plot paragjykime ku dashurohet me një djalë që ishte rritur në Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa vajza vinte nga një familje tradicionale shqiptare me familje të konsoliduar.

Ilir Çumani, një nga ata që u rrit vet në Shtëpinë e Fëmijës, pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike.

Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim, që, pasi dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për tu integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film, dhe thotë se takimi i aktores me protagonistët e filmit, konsiston në përpjekjen që ai bënë për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij: “ shumë nga edukatorët e Shtëpisë së Fëmijëve të asaj kohe në vendin tonë kanë dhënë gjithçka të mirë që mundën për jetimët”. – “Synimi është të tërheqim vëmendjen për institucionet, aktorët e ligjitzbatues dhe politikëbërës që të rrisin standardet e shërbimeve në qendrat sociale të Shtëpive të Fëmijëve, kur rriten dhe edukohen këta fëmijë me nevoja specifike, jo vetëm si një marrëdhënie zyrtare”, - tha Çumani.

Pasi kujton se filmi “Si gjithë të tjerët”, edhe pse një film skematik i kohës së rregjimit që lamë pas, gjithsesi ishte një propagandë e mirë që nxiste modelet dhe shembujt e humanizmit, të solidaritetit social, të dashurisë njerëzore. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë pohon se sot, për fat të keq nuk kemi modele të mira që tregojnë se shoqëria e sotme duhet të evidentoj vlerat humane, të dëshmojë forcën e investimit përmes përgjegjësisë sociale në themel të së cilës të shfaqen vlerat e larta humane që ka bërë shoqëria jonë dhe shteti në të shkuarën në aspektin profesional e shpirtëror për këta fëmijë.

Çumani poston në Facebook një foto me aktorin Edmond Topi, protagonistin kryesor të filmit “Si gjithë të tjerët”, si simbol të ngjashmërisë së ëndrrës së projektuar në film me realitetin e tij. Çumani përmend gjithashtu kontributin e e patjetërsueshëm të skenaristit Ruzhdi Pulaha, regjisorit Spartak Pecani, operatorit Ilia Terpini dhe të një stafi të shkëlqyer aktorësh në atë film si Matilda Makoçi, Edmond Topi, Thimi Filipi, Antoneta Papapavllo, Tinka Kurti, Bep Shiroka, Petraq Xhillari, etj, ku përmes lojës brilante dhe tepër jetësore ata skalitën dhe jetësuan me mjeshtëri punën e madhe pasionante dhe të palodhur të shumë figurave të shquara të arsimit që u morën me fëmijët jetimë të këtyre institucioneve si Persa Grabova, Vangjel Pulla, Ollga Gusho, Evanthi Ciko, Kristina Kumi, Aneta Shuteriqi, Anastasia Kolo, Kostando Gadina, Haxhire Xhama, etj, që bën gjithçka mundën për fëmijët e mbetur jetimë.

Ndërsa për Matilda Makoçin, të cilën Iliri e shihte me sytë e një fëmije, shprehet se ishte e mrekullueshme në atë rol, e magjishme, e ëmbël dhe delikate, ku portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qenies njerëzore, aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë.

[gallery]19712[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli