Matura 2020, Ministria e Arsimit cakton datat e provimeve shtetërore

TIRANE - Dalin data e provimeve të matutës shtetërore 2020. Maturantët do t'i nënshtrohen provimit të parë, atij të gjuhës së huaj më 8 qershor për ta përmbyllur me 18 qershor me atë të lëndës me zgjedhje.  Në një hark kohor prej 10 ditësh maturantët do të zhvillojnë 4 provime, atë të gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës, dhe lëndës me zgjedhje.

Ministria Arsimit ka nxjerrë udhezimin ku publikohen datat për këtë vit ku njofton se provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Maturantët për provimin me zgjedhje do të kenë mundësi të zgjedhin mes 11 lendëve me zgjedhje.

Datat e provimeve

Gjuhë e huaj në datë 8 qershor

Gjuhë Shqipe në 11 qershor

Matematika në 15 qershor

Provimi me Zgjedhje në 18 qershor

Për maturantët e 2020-ës, Ministria e Arsimit ka shpërsuar rregullat. Ata që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore, dhe kanë të drejtë t'i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t'i ridhënë në vjeshtë.

Gjatë 2020, maturantët për të rezultuar kalues duhet të marrin jo më pak se 25% të pikëve, të përcaktuara për provim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare