Nisin aplikimet për universitet në portalin u-Albania! Maturantët, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve të studimit! Eksperti: Të zgjedhin zanate

Nga dita e sotme e deri me 3 Gusht maturantët që kanë përfunduar ciklin e studimeve parauniversitare kanë mundësi të përzgjedhin 10 preferencat e tyre për vazhdimësinë e studimeve.

Aria Meria maturante nga gjimnazi Qemal Stafa nuk priti më gjatë. Sapo u bë i aksesueshëm portali u-Albania aplikoi duke bërë përzgjedhjen e 10 degëve të preferuara, ku në krye të listës ishte drejtësia.

“Preferenca ime e parë ishte drejtësia që e hodha tek universiteti i Tiranës. Gjithashtu hodha dhe administrim biznesi , pastaj u anova u anova drejt arteve si piktura , grafik dizajn , hodha dhe një informatikë.”- u shpreh Aria Meria.

Aria ka mesataren e notave 9.2. Mes listës së degëve të zgjedhura, disa i ka  plotësuar për të plotësuar numrin e kërkuar, por edhe pa patur shumë informacion rreth tyre pasi synimin e ka tek drejtësia.

“Hodha dhe tek universiteti bujqësor që është në institut , një degë që m’u duk e përshtatshme dhe e këndshme për të shkuar që të paktën të shkosh me qejf dhe ajo çka dua  nga të gjitha preferencat është drejtësia .”- tha ajo.

Edhe Serioni, një tjetër maturant, sot plotësoi formularin A2. Më të shumtën e degëve i ka përzgjedhur në universitetet private me zgjedhje. Preferencë të parë ka grafik dizajn.

“Degët grafik dizanj, programim, menaxhim biznesi, specialisht rrjetesh kompjuterike, informatikë e zbatuar , pra disa prej këtyre. E preferuara , grafik dizanj.”- tha një maturant.

Erion Muça këshillues karriere thotë se prej dy vitesh është vënë re një tendencë që të rinjtë janë të informuar për nevojat e tregut të punës dhe këshilla e tij për ta sot është të zgjedhin atë çka realisht duan pa u ndikuar.

“Ata që kanë mundur të identifikojnë një talent të zhvilluar , një prirje të zhvilluar deri më tani të përpiqen ta kultivojnë këtë prirje përmes zgjedhjes së një programi apo fushe studimi që talenti të marri jetësim dhe të arrihet të promovohet jo vetë më plan kombëtar , por dhe në plan ndërkombëtar.”- u shpreh Muça.

Ky është raundi i parë  i aplikimeve në Universitet, pasi ky proces pasohet dhe nga 2 raude të tjera ndërsa procesi i regjistrimeve për maturantët fitues të raundit të parë fillon nga data 2 – 15 shtator ku bëhet renditja e marturantëve nëpërmjet 7 fazave 48 orëshe.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë