TIRANE- Të gjithë maturantët të cilët kanë kontestime përsa i përket të dhënave të tyre në Librin e Transparencës kanë mundësinë të plotësojnë Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive. Në website-in e AKP dhe MAS është publikuar formulari, i cili gjithashtu është dërguar në të gjitha DAR/ZA-të.
Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive pasqyron të dhënat personale si dhe elementet vlerësues të Maturës Shtetërore për secilin maturant. Te të dhënat personale përfshihen: emri, atësia, mbiemri dhe ditëlindja, ndërsa tek elementet vlerësues të Maturës Shtetërore që do të kërkohet të ndryshohen: pikët ose nota mesatare e shkollës së mesme, nota e provimit të letërsisë, nota e provimit të matematikës, nota e provimit të parë me zgjedhje të detyruar dhe nota e provimit të dytë të detyruar.
/Shqiptarja.com