Matura, ja si u kopjua sot në
provimin e lëndëve me zgjedhje

Matura, ja si u kopjua sot në <br />provimin e lëndëve me zgjedhje
Hije dyshimi mbi provimin e fundit të maturës shtetërore që u zhvillua sot, ai  i lëndëve me zgjedhje.

Parlamenti Rinor ka denoncuar publikisht se një pjesë e maturantëve gjatë procesit të provimit, kanë kopjuar. Ata kanë provuar këtë fakt me foto nga rrjeti social Facebook, ku maturantët komunikojnë me persona jashtë provimit përmes celularit me interent mobile.
Fotot (qe shoqerojne lajmin) janë marrë nga komunikimi në Facebook, i një maturanti i cili po jepte provimin e biologjisë. Duket qartë se po shkëmbehet përgjigjia e një pyetje të renë në provim. Në foton e kuadruar me të kuqe, një maturant kërkon ndihmë për t'i dhenë përgjigje pyetjes se cilat janë 3 arritjet e qeverisë shqiptare për liberalizimin e vizave, ku duket qartë komunikimi i maturantit me persona jashtë.

Ai jo vetëm kërkon ndihmë por merr edhe përgjigje dhe komunikimi vazhdon për minuta të tëra, njësoj sikur të jenë në një ambient të lirë.

Edhe pse "Rregullorja e Maturës Shtetërore", e ndalon rreptësisht përdorimin e celularit gjatë provimit, për maturantët kjo gjë nuk përbën problem madje edhe për administratorët ,të cilët e kanë detyrim ligjor kontrollin e cdo maturanti për të mos i lenë celular apo paisje të tjera komunikuese në provim.

Plot 45 mijë maturantët nga e gjithë Shqipëria konkuruan për të fituar të drejtën e studimeve të larta . Por për Parlamentin Rinor ky konkurs nuk ishte as i drejtë dhe sa i ndershëm.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament