Më datë 2 qershor 2012, mijëra maturantë u ulën në bankat e shkollës për t’iu nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore në lëndën e letërsisë. E konsideruar si rezultante e përgatitjeve tri vjeçare, Matura Shtetërore ka synuar të jetë konkludim i kompetencave komunikative, arsyetuese, interpretuese, rikrijuese që nxënësi i ka fituar gjatë trajtimit të teksteve në ciklin mësimor.
Duke u thelluar në programet e gjuhës shqipe dhe letërsisë së gjimnazit, vërejmë se ato synojnë :
Gjuha shqipe dhe letërsia do të orientojë nxënësit drejt përvetësimit aktiv të informacionit, procesit kritik dhe interpretimit të informacionit nëpërmjet:
a. Koncepteve dhe procesit, si aftësi për të menduar, për të dalluar, për të arsyetuar dhe për të vlerësuar në një shumëllojshmëri të konteksteve gjuhësore, personale, sociale, profesionale dhe kulturore;
b. Njohurive dhe përmbajtjes, si njohuri rreth natyrës dhe përdorimit të gjuhës; shumëllojshmërisë së funksioneve dhe zhanreve në të cilat ajo operon. Në këtë kontekst, tekstet letrare dhe joletrare që do të përdoren duhet të jenë nga më të rëndësishmet si në korpusin e letërsisë shqiptare dhe asaj botërore.
c. Aftësive, si të interpretuarit dhe të ndërtuarit (krijuarit) të veçorive të tekstit (gramatikë, shqiptim, paragraf...) të gjuhës së shkruar dhe të folur për t’u shprehur dhe komunikuar.
d. Qëndrimeve dhe efekteve, si:
- zhvillimi i interesit dhe kënaqësia në përdorimin e gjuhës;
- respekti për potencialin e gjuhës për të krijuar kuptimin;
- vlerësimi për manifestimet (shfaqjet) e veta të ndryshme kulturore.
Në një studim më të thelluar ky synim mund të përkufizohej si zotërim i aktit ligjërimor dhe risjellje e përftesës ligjërimore në situata të sakta thëniesimi.
Kjo përftesë ligjërimore apo akt ligjërimor/përdorim i gjuhës përkufizohet me ndihmën e tri kritereve: atë të thëniezimit (situatës thëniesore), atë të ndërveprimit dhe atë të përdorimit që çojnë respektivisht në përmasat vetjake, ndërvetjake dhe pavetore të çdo përftese ligjërimore apo akti ligjërimor.
Në këtë kontekst u vështrua edhe poezia “Albatros” e Bodlerit, si pjesë e tekstit poetik, me të cilën nxënësi do të inkuadronte njohuritë e tij interpretative, të ngjizura në formën e aftësive (koompetencave). Por në alternativat e zbuluara më datë 2 korrik në faqen e ministrisë së Arsimit përgjigjet janë befasuese:
Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).!!!!!
Dhe motivet janë dy (me të drejtë) shëmtia dhe e bukura nga njëra anë; mizoria nga ana tjetër. Komentimi këtyre dy motiveve le për të dëshiruar. Larg origjinalit në frëngjisht, larg interpertimeve të kritikës letrare, përgjigjet bien ndesh edhe me mendimin më të përgjithshëm të vetë nxënësve.
Letërsia është çështje interpretimi dhe gjykimi. Po si realizohet të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti? Eseisti Jean Tortel shkruan: “Unë nuk do të flas për të lexuarit me një L të madhe. Unë do ta shoh atë më shumë si një sistem, të përbërë nga raporte të dyanëshme, të dy realiteteve të natyrave të ndryshme: nga njëra anë, realiteti i shtypur, dhe nga ana tjetër lexuesi. Reaiteti i shtypur, që është në vetvete sistem i shenjave dhe lexuesi sisitem vizual dhe audiv (pamor dhe dëgjimor), në të njejtën kohë edhe një aktivitet mendor. Jemi pra, para një tërësie të ndryshueshme, një tërësi që bëhet dhe çbëhet dhe që si e tillë mund të marrë forma dhe kuptime të shumta.”
Atëherë duke marrë spunto nga ky vlerësim, gjykojmë se të analizosh një tekst do të thotë së pari të analizosh rrafshet e interpretimit të këtij teksti. “Albatrosi”, poezia e mrekullueshme e Bodler ka njohur disa përkthime në disa gjuhë, për fat të mirë edhe në shqip. E sjellë nga I. Kadare në vitin 1990 përfshirë në vëllimin “Ftesë në studio”, ajo i rri më afër variantit origjinal të saj në frëngjisht dhe simotrave në anglisht e italisht. Por për fat të keq, në testin e nxënësve nuk sillet varianti i përkthimit të Kadaresë.
Interpretimi i simbolikës së Albatrosit nuk është dukuri e re në kritikën letrare. Ajo që të befason është përgjigja që specialistët e hartimit të testit i kanë dhënë simbolikës së albatrosit duke e quajtur simbol të natyrës së dyfishtë të çdo qenieje njerëzore. Çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar). ?!!
Logjika të thotë se konteksti kritik nga është marrë interpretimi i poezisë është një analizë që i është bërë Lasgush Poradecit nëpërmjet Bodlerit, por kjo (nëse vërtetë është kështu) nuk i referohet një analize të mirëfilltë për poezinë “Albatros”, por e sheh në qasje krahasuese.
Ndërsa kritika perëndimore, përkundrazi tek Albatrosi i Bodlerit sheh poetin, të sakrifikuar në misionin e tij të lartë (ky princ resh), por i destinuar të luftojë përditë me mizorinë e të zakonëshmes, realitetit (për analogji titulli i ciklit “Lulet e së keqes”)
Kështu një studiuesi i njohur Eric Auerbach, në parathënien e përkthimit në italisht të ciklit “Lulet e së keqes” interpreton: ”... Motiv tjetër i rëndësishëm është kontradita midis tonit të ngritur të poezisë dhe dinjitetit të ulët të subjektit poetik. Poezi me stil të lartë (simboli i poetit/princ resh), por duke patur parasysh “mjerimin gri”, tragjik, njeriun e shoqërisë bashkëkohore-njeriu i trishtë” (I fiori del male, Feltrin Milano 1964, pg 90).
Ndërsa studiuesja Blerina Suta (As. Prof. pedagoge UE) shpjegon:
“Fjala "Poet" me "P" të madhe shënon correspondence-n e drejtpërdrejtë që propozon teksti në rrafsh të parë: albatrosi është poeti, madhështor në përmasën e tij ideale, i destinuar të bëhet qesharak në shoqërinë e masës të cilës i mungon ndjeshmëria për ta kuptuar dhe vlerësuar atë.
Mbi këtë rrafsh të parë të shenjuar nga dikotomia poet/masë; bukuri/shëmti, mund të ndërtohen rrafshe të tjera interpretimi të lidhura me moralin dhe thelbin e njeriut.
Pra interpretimi nuk mund të shkëputet nga teksti. Në rastin e Baudelaire, alegoria ndërtohet mbi simbolin, të shënuar në tekst.”
Nxënësve, siç e parashtruam më lart, u mësojmë të lexojnë tekstin dhe ky tekst ka një korrespondencë në vetvete: korrespondenca lidhet me dikotominë: marinarët dhe princi i reve. Nëse bëhet fjalë për këtë lloj moraliteti atëherë ky nuk ështe veçse të lejuarit e procesit të krijimit: janë lulet që jetojnë në mes të vulgaritetit. Vetë cikli ”Lulet e së keqes” është himn për poezinë, krijimin në kushtet e realitetit të së shëmtuarës, të së keqes.
Të interpretosh albatrosin në këndvështrimin e mëkatit fillestar, kjo është e papranueshme.
Së dyti, përzgjedhja e përkthimit:
Komentimin përgjigja e mbështet në vargun: “Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!” (!)
K’tij udhëtari të plogët, ngordhalaq, qesharak!
Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!
Një marinar sqepin me çibuk ia përflak,
Tjetri shpotinë i jep sakatit që s’fluturon dot. (varianti i testit)
Ky udhëtar me flatra, ç’qullac që ngjan
Ç’i bukur ish, ç’komik duket, i keq.
Dikush ia tall ecjen e tij të çalë,
Një tjetër sqepin me çakmak ia djeg. (varianti i Kadaresë)
Ce voyageur ailé, comme il est gauche et veule !
Lui, naguère si beau, qu’il est comique et laid !
L’un agace son bec avec un brûle-gueule,
L’autre mime, en boitant, l’infirme qui volait ! (origjinali)
Siç edhe një studiues e njohës i gjuhës frënge e shqipe do ta vinte re, kjo tregon se sa armë e fortë është një përkthim i mirë në interpretim. Kadareja i rri më pranë idesë së origjinalit dhe nuk krijon konfuzitet në rrafshet interpretative.
Teksti ka disa rrafshe interpretimi. Rrafshi i parë ka krijon dikotominë (i mirë/i keq) dhe është në thelb të tërë ciklit “Lulet e së keqes”, në të cilin bën pjesë edhe kjo poezi. Por në fakt këtu kjo dikotomi shtrihet në nivelin estetik dhe jo moral.
Tragjizmi i albatrosit nuk qëndron në në transformimin e albatrosit: nga një shpend madhështor në një krijesë qesharake, të plogët, të tallur dhe përqeshur. (përgjigja e testit). Tragjizmi i tij qëndron në vargjet:
Kështu dhe ti, princ resh të larta
Që mbi stuhitë zotëron e qesh,
Porsa të zbresin nëpër tokë e baltra,
Krahët viganë të pengojnë t’ecsh. (përkthimi i Kadaresë)
Edhe një herë kërkojmë MASH-it të reflektojë ndaj paaftësisë dhe pasigurisë, sepse ata që do ta vujanë këtë gjë janë mijëra maturantë, të cilët para përgjigjeve nuk shohin veçse pikëzime danteske. Janë 2 (pikësha), 3 (pikësha) e shumë (pikësha), që penalizojnë maturantë e derivojnë diploma të kristalta, apo simole albatrosësh që duhet të përzgjedhin Kukësin për t’u bërë infermier, apo “part-time” për t’u kualifikuar si marinar.
Jemi në kohë. Ende nuk ka nisur korigjimi i testeve! Reflektoni!
*Autorja është ish-drejtoreshë e arsimit në qytetin e Elbasasit, aktualisht drejtuese në një shkollë jopublike
/Shqiptarja.com