Matura shtetërore 2022, dalin rezultatet e testimit në Gjuhën e Huaj! Ngelin 861 maturantë, 611 të tjerë ekselentë

Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore 2022. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale”, shkroi Kushi.

Ky ishte provimi i gjuhës së huaj, të cilin e kryen në total 29777 maturantë. 861 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 611 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.11% ndërsa nota mesatare është 7.72. Ky ishte provimi i parë që dhanë mbi 33 mijë maturantë më 9 qershor, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje. Ndërkohë opozita denoncoi se teza të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në kohën kur nxënësit ishin në provim.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. 

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

Shihni rezultatet KËTU 

(Kliko këtu për të parë notat e provimit të Gjuhës së huaj)

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë