Mbi 33 mijë maturantë dhanë sot provimin e të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! Deputetët e PD-së denoncojnë: Teza u publikua

TIRANË- Mbi 33 mijë maturantë t’i nënshtruan sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sakaq, 1333 ishin nxënës që kishinmbetur një vit më parë dhe e ridhanë provimin sërish. 

Provimi nisi në orën 10:00 dhe u mbyll në orën 12:30, pra nxënësit kishin në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futeshin në provim nxënësit duhet të paraqiteshin në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla ishin vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentonin të fusnin nxënësit.

Deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja kanë denoncuar publikimin e tezës së maturës, të cilët thanë se ka dalë ne prag të nisjes së testit. Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë reagim nëse ajo është teza që i janë nënshtruar maturantët. 

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 17 qershor është ai i matematikës dhe me 24 provimi i lëndës me zgjedhje.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. 

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Për sa i përket përgjigjes së provimeve, afati për të dalë është deri me 30 qershor, në mënyrë që të gjithë ato nxënës që duan të studiojnë jashtë vendit tek kohë për plotësimin e dokumenteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Deputetët e PD-së denoncojnë: Publikohet teza e provimit të maturës shtetërore të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja kanë denoncuar publikimin e tezës së Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. Ata kanë publikuar foto të tezës në rrjetet sociale në një kohë kur maturantët po i nënshtrohen provimit teza publikohet në çdo rrjet.

Nga foto duket që teza është fotografuar nga maturantët me celular brenda në klasë, duke treguar qartazi që nuk është ushtruar kontrolli i duhur në nisje të provimit. Por mbetet të prittë ndërhyrja e Ministrisë së Arsimit për të verifikuar nëse ajo është teza që po i nënshtrohen maturantët.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, shkruan Boçi.

"Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit! Ky është arsimi që kemi ose "arsimi që duam" sot në Shqipëri", shkruan Gështenja. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë