TIRANE - Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e dy provimeve të lëndëve me zgjedhje të zhvilluar nga rreth 45 mijë maturantë në mbarë vendin. Rezultatet e sotme janë të fundit sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore ndërkohë që tashmë do të nisë edhe llogaritja e pikëve nga nxënësit në bazë të preferencave të 10 degëve universitare.

Edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka komentuar nga qyteti i Durrësit, ku ka theksuar se "është arritur të vendosen standarde për Maturën Shtetërore." Nikolla ka nënvizuar më tej se "do të vijohet të ecet në rrugën drejt dijes."
 
“Shqiptarja.com” sjell vlerësimet e të gjithë nxënësve, të cilët mund të mësojnë notën që kanë marrë sipas ID përkatëse të maturantit. 

PDF-Rezultatet e dy provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)