Matura/ Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje! Ministrja: Vlerësuam tezën e biologjisë, nuk ka gabime shkencore

Matura/ Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje! Ministrja: Vlerësuam tezën e biologjisë, nuk ka gabime shkencore

Foto ilustruese

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52. KËTU mund të shihni notën tuaj. 

Pas pretendimeve të maturantëve, se teza e biologjisë nuk ishte hartuar sipas programit dhe se pyetjet kanë qenë me kleçka, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se kanë vlerësuar cilësinë e tezën me një grup ekspertësh dhe mësuesish dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka gabime shkencore në hartimin e saj.

Sipas Kushit, pyetjet në tezën e biologjisë janë hartuar sipas nivelit të vështirësive për të bërë të mundur kështu edhe dallimin e nxënësve.

Provimi me zgjedhje

Matura 2022
Me notë 10.00 - 128 maturantë
Me notë 4.00 (mbetes) - 1,144 maturantë

Matura 2021
Me notë 10.00 - 231 maturantë
Me notë 4.00 (mbetes) - 1,886 maturantë

Matura 2020
Me notë 10.00 - 252 maturantë
Me notë 4.00 (mbetes) - 494 maturantë

Statistikat e provimit me zgjedhje për çdo lëndë:

Biologji

Mesatarja e provimit te biologjise: 7.74
Me note 10.00: 59
Me note 4.00 (ngeles): 125
Totali i maturantëve që kanë bërë biologjinë: 5975

Ekonomi

Mesatarja e provimit te ekonomisë: 8.29
Me note 10.00: 18
Me note 4.00 (ngeles): 112
Totali i maturantëve që kanë bërë ekonominë: 7321

Fizikë

Mesatarja e provimit te fizikës: 8.42
Me note 10.00: 44
Me note 4.00 (ngeles): 33
Totali i maturantëve që kanë bërë fizikën: 1361

Qytetari dhe Psikologji

Mesatarja e provimit të qytetarisë dhe psikologjisë: 7.15
Me note 10.00: 1
Me note 4.00 (ngelës): 380
Totali i maturantëve që kanë bërë qytetarinë dhe psikologjinë: 9750

Filozofi dhe Sociologji

Mesatarja e provimit të filozofisë dhe sociologjisë: 7.13
Me note 10.00: 1
Me note 4.00 (ngelës): 40
Totali i maturantëve që kanë bërë filozofinë dhe sociologjinë: 291

Gjeografi

Mesatarja e provimit të gjeografisë: 6.52
Me note 10.00: 0
Me note 4.00 (ngelës): 77
Totali i maturantëve që kanë bërë gjeografinë: 523

Kimi

Mesatarja e provimit të kimisë: 8.57
Me note 10.00: 5
Me note 4.00 (ngelës): 2
Totali i maturantëve që kanë bërë kiminë: 160

Histori

Mesatarja e provimit të historisë: 6.66
Me note 10.00: 0
Me note 4.00 (ngelës): 23
Totali i maturantëve që kanë bërë historinë: 233

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:55
Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministrja e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

"Të dashur maturantë,

Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam  shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!" - tha Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 28/06/2022 06:36

    Nuk kishte se si mos të degjeneron te edhe ky proces në manipulim total. Vajza e Evit del nga provimi i biologjisë duke qarë se nuk ka bërë asgjë ndërsa në listën na del se ka marrë 10!! Ishte Evi ajo që u xhindos dhe kërcënoi me djegie shkollën dhe mësuesit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë! Rusia minimizon shpërthimet

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë! Rusia minimizon shpërthimet