/ATSH-Z.Tosku/-Sipas skemës së publikuar nga Agjencia Kombetare e Provimeve, provimi i gjuhës anglezë për maturantët do të jetë i ndarë në 3 pjesë.
Ndërkaq, testi do të përmbajë në total 25 pyetje, ku secili maturant do të mund ti përgjigjet në bazë të njohurive të tij.
Programi orientues i këtij provimi përcakton se niveli i gjuhës që do të testohet është B1 dhe numri maksimal pikëve është 50. Teza do të përbëhet nga pyetje me alternative por edhe pyetje të hapura. Provimi i gjuhës angleze përfshin leximin dhe shkrimin.
Pjesa e parë e provimit do të përfshijë leximin me 12 pyetje në total. Formati i kësaj pjesë do të përmbajë një tregim të shkurtër ku do të ketë 6 pyetje rreth tekstit. Në të njëjtën mënyrë do të ketë dhe tekste të tjera të shkurtra të cilat edhe këto të fundit do të përmbajnë pyetje rreth idesë kryesore që transmeton teksti.