Janë rreth 18 mijë kuota të cilat kanë mbetuar bosh në të gjitha universitetet publike. Pas mbylljes së regjistrimeve, Agjencia Kombëtare e Provimeve thotë se mundësitë për në raundin e dytë, për maturantët që nuk kanë fituar do të jenë të mëdha.
Vetëm në Universitetin e Tiranës janë rreth 4 mijë kuota bosh. Dega ku ka numër më të lartë regjistrimesh është mjekësia me 138 maturantë, nga 230 kuota. Ditën e sotme do të publikohet lista e plotë me kuotat e paplotësuara dhe më pas maturnatët, do të mund të shikojnë mundësitë që kanë për në raundin e dytë.
/Shqiptarja.com