Maturantët/ Ja modeli i tezës
për provimin e Gjuhë-Letërsisë

Maturantët/ Ja modeli i tezës<br />për provimin e Gjuhë-Letërsisë
TIRANE- Ditën e nesërme do të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore dhe i parë për nga rëndësia që ka për maturantët. Do të jenë rreth 46 mijë kandidatë të cilët do të japin testin e Gjuhë-Letërsisë në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Testi i Gjuhës-Letërsisë do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje janë me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.

Testi vlerësohet me 50 pikë dhe për të qënë kalues duhet të grumbullohen 10 pikë.  Gazeta publikon sot modelin e testit të viti 2014-t dhe pyetjet që kishte njëra nga tezat. Testi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfunojë në orën 12:30. Provimi i Gjuhë-Letërsisë është një nga komponentët që do të përdoret për llogaritjen e pikëve, duke shtuar mesataren, notën e provimit të matematikës dhe notën e provimeve me zgjedhje.

Formula për llogaritjen e pikëve është: s={[26 x M +20x (01+02)] x K +17 x(ZlxF1+Z2 x F2)}x5, ku M, Dl, D2, Zl dhe Z2 janë pikët mesatare, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. K, Fl dhe F2 janë koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Ministria e Arsimit thotë se maturantët duhet të kenë kujdes me zbatimin e rregullave në të kundërt do të përjashtohen nga provimi.

“Maturanti përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është caktuar, kopjon, bën komente për përmbajtjen e testit, mban telefon ose mjete te tjera të komunikimit. Po kështu përjashtime ka edhe kur maturanti refuzon kontrollin nga administratorët në momentin e hyrjes në provim, përdor lapsa apo më shumë se një ngjyrë në provimin e testit, kur dëmton testin apo barkodin. Mjediset kudo te zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të  telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre”, - parashikon rregullorja e maturës shtetërore.

MAS thotë se do të ketë rregulla më të forta se provimi i gjuhës së huaj. Po cilat do të jenë veprat që mund të bien në provim? Poezi: Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Prozë: Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. Dramë: Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë”.

testi


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave