Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj e ka konfirmuar zyrtarisht kalimin te ekipi i Lacios ditën e hënë me anë të një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’.

“Është e vërtetë, unë do të transferohem tek Lazio. Që të hënën do të nënshkruaj, jo sepse nuk jam i kënaqur me atë që mora te Greuther Furth.

Është thjesht një transferim që më mundëson ngritje më të lartë në karrierë”, shkruan Mavaraj.

Ai pritet të jetë partneri i Lorik Canës në mbrojtjen e italianëve duke formuar një mur të pakalueshëm në mbrojtje.

operacioni per blerjen e Mavrajt i ka kushtuar Lacios afro 3 milione euro.

Një lëvizje të tillë e bëri të mundur shqiptari Igli Tare.

d.b/shqiptarja.com