Thiago Silva mund të rikthehet te Milani më shumë se 13 vite pas largimit nga 'San Siro'. Veterani i mbrojtjes i ka mbushur 41 vjeç dhe shkëputi kontratën me Fluminensen në Brazil, duke dashur një rikthim në futbollin evropian me shpresën se Ancelotti do ta grumbullojë në kombëtare për Kupën e Botës 2026.

"SportMediaset" në Itali bën me dije se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka dhënë pëlqimin e tij për këtë rikthim dhe Igli Tare po studion mundësinë për të rikthyer në ekip një mbrojtës kalibi që e njeh ambientin.

Veç Milanit, edhe PSG po e studion këtë mundësi ndaj palët duhet të nxitojnë për kontratën. Allegri e njeh mirë mbrojtësin pasi e ka drejtuar te Milani për 79 ndeshje, madje fituan së bashku titullin kampion të Serie A në sezonin 2010-11.

Epo, 'disa dashuri marrin kthesa të mëdha dhe bëhen sërish bashkë'.