Kriza politike/ Mazhoranca dhe opozita kanë gati emrat e negociatorëve? Kush përflitet

Kriza politike/ Mazhoranca dhe opozita kanë gati emrat e negociatorëve? Kush përflitet

Mazhoranca dhe opozita joparlamentare hedhin hapat e parë për të zgjidhur krizën politike, dhe madje po përfliten edhe emrat e parë të negociatorëve.

Në emisionin “Open” në Top Channel, të ftuarit në panel lanë qartësisht të kuptohej se do të kenë negociata dhe madje nxorën edhe dy emrat e parë.

Sipas tyre, negociatat do të jenë fillimisht me nivelet e dyta, duke thënë se Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi do të jenë të parët që do hedhin hapat për një marrëveshje të madhe.

Por, kur do të ndodhë? Askush nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor, duke e lidhur gjithçka me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar ishte edhe deputeti Ervin Bushati, që tha se nuk ka krizë, mund të ketë ngërç por jo krizë, sepse askush nuk ia ka fajin Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Paskal Milo tha se Partisë Socialiste duhet të lëshojë diçka, sepse opozita nuk mund të vijë të ulet në gjunjë, ndërsa shtoi se kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama është absurditet i liderit demokrat Lulzim Basha dhe opozitës. I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.

Gazetari dhe analisti Carlo Bollino, i ftuar në "Open" deklaroi se në fund të shtatorit pritet të ketë zhvillime shumë të vrullshme për të zgjidhur krizën, ku mund të futen në lojë edhe disa interlekutorë ndërkombëtare.

Bollino tha se gjithçka pritet të zgjidhet pasi Gjykata Kushtetuese të instalohet dhe të marrë vendimin për dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/07/2019 22:50

    Te cafte uku Meten

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 11/07/2019 22:46

    Qente lehin ham ham ham por njeri tjetrin s'e hane.

    Përgjigju
    • Hektor muzhaj.: 13/07/2019 11:19

      E vërtetë ,ne shqiptarët jemi lindur për qenër besnikë të të huajve dhe kurrë nuk jemi qenër besnikë të atdheut.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja