Mazhoranca, në garë
për të plotësuar 84 vota

Mazhoranca, në garë<br />për të plotësuar 84 vota
TIRANE- Në rezultatet e para pas procesit të votimit dhe numërimit të votave rezultoi se koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” arriti që të merrte 84 deputetë ç`ka u siguroi atyre edhe mazhorancën kushtetuese në Parlament.

Por kjo mazhorancë qëndroi e tillë vetëm për pak ditë, pasi koalicionit të majtë shumë shpejt iu hoq një mandat, pikërisht ai i qarkut të Lezhës, i cili në fillim u mor nga PS, por pas rinumërimit të 10 kutive të votimit në këtë qark i kaloi Partisë Demokratike. Për mandatin e 84 mes PS dhe PD pati një betejë në KQZ si dhe në Kolegjin Zgjedhor, ku palët kishin pretendime se u ishin vjedhur votat. Ky mandat që i kaloi PD bëri që e majta të humbiste dhe mazhorancën kushtetuese.

Shancet që kjo mazhorancë të mund të krijohet sërish nuk mungojnë. Burime pranë së majtës ashtu edhe aleatëve në kampin e djathtë, që mesa duket kanë filluar që të lëkunden për qëndrimin e tyre për 4 vitet e ardhshme në opozitë, thonë se kjo mazhorancë kushteteuse ka shumë mundësi që të krijohet sërish. Një nga aleatët në koalicionin e djathtë, Nard Ndoka,kreu i PDK Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit hyri në koalicion me PD madje duke marrë mandatin e vet të deputetit nga lista e PD në Shkodër, shpjegon se prania në Kuvend dhe në qeveri e Kristiandemokratëve të Mark Frrokut do të sjellë edhe mbështetjen e qeverisë së re. Njëherësh ai thotë se janë në përfundim të negociatave për bashkimin e të gjithë demokristianëve nën siglën e PDK, duke lëvizur drejt qendrës së spektrit politik dhe duke thënë se PBDNJ e Dulës, në koalicion me Ramën, mund të jetë dhe aleati i parë në këtë spektër.

Ndërkohë që kjo mazhorancë mund të bëhet edhe me një afrim të partisë së çamëve në koalicionin e majtë. PDIU ka gjithësej 5 deputet në parlament. Zërat nuk kanë munguar për një marrëveshje të mëvonshme mes tyre, çka ka lënë të hapur rrugën e kalimit të çamëve në koalicionin e majtë, ndonëse në këtë koalicion është edhe partia e minoritet grek në Shqipëri, PBDNJ me të cilën çamët kanë qëndrime të ndryshme.

Por një nga zërat që përflitet për këtë se mund të bëjë mazhorancën kushtetuese është dhe emri i Agron Dukës, i cili konfirmoi se do të qëndrojë në atë parti që ndihet më shumë i vlerësuar. Çka do të thotë se për momentin në opozitë e PR është shumë i vlerësuar. Gjithësesi me 83 vota mazhoranca e re në Parlament ndihet e plotësuar, edhe për vetë faktin se pas plotësimit të kabinetit qeveritar, por gjithashtu edhe për hapësirat që po u krijon deputetëve të rinj të përfaqësohen në Parlament pas lënies së mandatit të deputetit nga ana e ministrave.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501