Mazhoranca pranon kërkesat e
opozitës për kthimin në Kuvend

Mazhoranca pranon kërkesat e<br />opozitës për kthimin në Kuvend
TIRANE – Rruga e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit duket se është e hapur. Mazhoranca pranoi sot dy nga kërkesat e saj dhe i futi për votim në rendin e ditës të seancës parlamentare të kësaj të enjteje.
 
Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili nga foltorja e Kuvendit, kërkoi përfshirjen në rendin e ditës për miratimin e dy komisioneve hetimore që opozita kërkon: atë për tatimet dhe administratën publike. Po ashtu, Ruçi kërkoi futjen në rendin e ditës edhe të kërkesës tjetër të opozitës, për ndryshim në rregulloren e Parlamentit. Konkretisht, për marrjen e fjalës të kreut të grupit parlamentar të opozitës ose një përfaqësuesi të opozitës, në replikë të fjalës së kryeministrit me të njëjtën kohë që ka folur kreu i qeverisë.
 
"Mazhoranca e sotme nuk do të bëjë gabimet e qeverisë së shkuar", -tha Ruci.

Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama edhe njëherë shprehu vullnetin për të pritur propozimet e opozitës në lidhje me mënyrën se si mund të inkriminohet parlamenti nga deputetë të përfshirë më herët në veprimtari penale. Ishte kjo një kërkesë e opozitës, e ngritur mbi akuza se deputetë të mazhorancës janë me precedentë penalë. Aktualisht, ndër kushtet e tjera, deputetit i kërkohet dëshmi penaliteti, por Rama tha se mirëpret çdo ide të opozitës që mund të forcojë përfshirjen e deputetëve me veprimtari kriminale në parlament.  Rama: PD eja diskutojmë ...por zëri opozitës një ish-i burgosur

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka depozituar rreth 9 muaj më parë pranë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Kuvend, kërkesën ku propozonte që përfaqësuesi i PD-së të ketë kohë të barabartë të foluri me Kryeministrin gjatë debateve në seancat plenare.

Ruçi: Të rikthehet rregullorja e 2004-ës për përbërjen e Komisioneve...1 deputet me të drejtë vote vetëm në një komision
Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi erdhi me një propozim. Ai kërkoi rikthimin e rregullores së miratuar në vitin 2004 sa i përket përbërjes së komisioneve parlamentare.  Aktualisht një deputet merr pjesë në disa komisione dhe ka të drejtë vote.
 
“Shtimi në mënyrë artificiale i numrit të anëtarëve të kom parlametare i ka kthyer ata si grupe parlamentare duke vështirësuar veprimtarinë normale. Së dyti, ka zhdukur normat e përfaqësimit pozitë-opozitë. Ka vështirësuar zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve në të njëjtin orar pasi deputetët s‘dinë ku të shkojnë më parë. Ka denatyruar profesionet e deputetëve duke i detyruar të marrin pjesë në disa komisione që janë inkopetent. Ka shtuar shumë shpenzimet financiare lidhur me pagesat. Dhe as ambjente fizike për të përballuar nëj kuorum të tillë parlamenti nuk ka. Propozimi: Të kthehet formulimi i pjesmarrjes së deputetëve në komione sic e ka pasur rregullojrja me konsesun e miratuar në 2004. Deputeti merr pjesë vetëm në një komision parlamentar, pastaj janë të lirë sipas interesave të projektligjeve të marrin pjesë në komisione pa të drejtë vote kur nuk bëjnë pjesë, -tha Ruci.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Tu shtohet edhe një mandat 9-vjeçar prokurorëve të SPAK? shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro

Sondazhi i Report Tv/ Tu shtohet edhe një mandat 9-vjeçar prokurorëve të SPAK? shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro