Mazniku: Kemi zhvilluar 28 takime me artistët, diskutimet janë ezauruar! Një pakicë hedh baltë pas çdo pune të mirë

Mazniku tha se në çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën, ka pasur një pakicë që ka hedhur gjithmonë baltë. Në lidhje me diskutimet me artistët dhe shoqërinë civile, Mazniku tha se janë zhvilluar 28 të tilla dhe janë ezauruar çdo mendim duke u shfaqën në projektin përfundimtar.

"Kemi bërë më shumë se 28 takime me artistët për të diskutuar për teatrin dhe kjo pjesë e diskutimit është ezauruar. U gjendën para një pakicë që nuk është e gatshme të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe një shumicë që është zgjedhur për të qeverisur dhe vendosur. Ndërtimi i një teatri të ri ka qenë premtim i fushatës së Veliaj dhe më këtë ka marrë votën. Nuk më shqetëson protestat, ne jemi mësuar me këtë histori që kur filluam me këndin e lojërave në Kodrat e Liqenit, një nga projektet më të bukura në këto 4 vite. Jemi mësuar se pas çdo pune të mirë ka një palë që është gati të hedh baltë, është pjesë e çmimi që paguajmë për progresin e bërë. Pazari i Ri, Bulevard i ri, sheshi Skënderbej, ndjej një krenari të madhe kur shoh këto punë që janë bërë për qytetin. Do të ndihen të turpëruar në të ardhmen ata që kanë protestuar sot, kur teatri i ri të jetë një nga projektet më të bukura dhe të rëndësishëm të rajonit jo vetëm Tiranës." tha Mazniku


Lajmi kryesor:

Mazniku për Report Tv: Godina e teatrit bombë me sahat, shembja u vendos me 55 vota! Projektin e Bjarke Ingels e morëm falas


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar