Mazniku për Report Tv: Godina e teatrit bombë me sahat, shembja u vendos me 55 vota! Projektin e Bjarke Ingels e morëm falas

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ajo godinë ishte një bombë me sahat dhe nuk kishte pse pritej më. Gjithashtu prishja është miratuar me 55 vota nga 61 në Këshillin Bashkiak, tha Mazniku, ndërsa shtoi se vendimi për prishjen nuk ishte aspak i nxitur por janë ndjekur të gjitha procedurat e përcaktuara nga ligji.

"Ne kemi ndjekur të gjitha proceduar që ligji parashikon, ka një VKM nga qeveria që kalon Teatrin kombëtar në Bashkinë Tiranë dhe ka një hipotekë që i përket bashkisë. Teatri nuk është një objekt që mund të restaurohet dhe për këtë bashkia kërkuar prishjen që është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe më pas IMT që është përgjegjëse për shembjen e objekteve ka marrë veprimet e duhura. Ajo ndërtesë ishte një bombë me sahat dhe nuk kishte asnjë arsye pse të pritej më. Prishja është miratuar me 55 vota nga 61 në Këshillin Bashkiak. Nuk ka tradhti më të madhe se të mos i japësh mundësi njerëzve që të jenë në këshill. Çdokush I kishte të gjitha mundësitë, aktor, regjisor, protestues, aktivist,  të marrin pjesë në struktura vendimmarrëse e të shprehin opinionin e vet", tha Mazniku.

Mazniku tha se projekti i Bjarke Ingels është marrë falas pasi arkitekti danez është paguar nga firma Fusha që u tërhoq, si pjesë e marrëveshjes që kishin dhe për këtë arsye zgjodhën që të mbanin atë. Mazniku shtoi se teatri i ri do të jetë modern me të gjitha kushtet dhe do të përfshijë dhe 3 salla, një e madhe me 600 vende dhe 2 më të vogla me 300 vende.

"Projekti na mbeti ne ishte pjesë e marrëveshjes me firmën Fusha. Ishte marrëveshje e bërë që në fillim. I pari është një projekt nga një arkitekt shumë i mirë, është punuar me artistët duke e sjellë sa më afër kërkesave të tyre në mjediset e teatrit, dhe e treta ne e marrim këtë projekt pa pasur nevojë të paguajmë për të si pjesë e marrëveshjes të bërë nga firma Fusha , kur u mbyll kontrata. Ka qene firma Fusha që ka paguar arkitektin", tha Mazniku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Mazniku: Kemi zhvilluar 28 takime me artistët, diskutimet janë ezauruar! Një pakicë hedh baltë pas çdo pune të mirë

Mazniku tha se në çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën, ka pasur një pakicë që ka hedhur gjithmonë baltë. Në lidhje me diskutimet me artistët dhe shoqërinë civile, Mazniku tha se janë zhvilluar 28 të tilla dhe janë ezauruar çdo mendim duke u shfaqën në projektin përfundimtar.

"Kemi bërë më shumë se 28 takime me artistët për të diskutuar për teatrin dhe kjo pjesë e diskutimit është ezauruar. U gjendën para një pakicë që nuk është e gatshme të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe një shumicë që është zgjedhur për të qeverisur dhe vendosur. Ndërtimi i një teatri të ri ka qenë premtim i fushatës së Veliaj dhe më këtë ka marrë votën. Nuk më shqetëson protestat, ne jemi mësuar me këtë histori që kur filluam me këndin e lojërave në Kodrat e Liqenit, një nga projektet më të bukura në këto 4 vite. Jemi mësuar se pas çdo pune të mirë ka një palë që është gati të hedh baltë, është pjesë e çmimi që paguajmë për progresin e bërë. Pazari i Ri, Bulevard i ri, sheshi Skënderbej, ndjej një krenari të madhe kur shoh këto punë që janë bërë për qytetin. Do të ndihen të turpëruar në të ardhmen ata që kanë protestuar sot, kur teatri i ri të jetë një nga projektet më të bukura dhe të rëndësishëm të rajonit jo vetëm Tiranës." tha Mazniku

Ora 22:15
Mazniku: Teatri i ri do ketë 3 salla, një me 600 vende dhe dy më të vogla

Arbjan Mazniku tha se teatri i ri do të jetë modern me të gjitha kushtet dhe do të përfshijë dhe 3 salla, një e madhe me 600 vende dhe 2 më të vogla me 300 vende.

"Do të ketë 3 salla, një e madhe me 600 vende dhe dy salla me 300 veta dhe do të ketë një seri të dhomave më të vogla për provat dhe ushtrimet e shfaqjeve. Është bërë një diskutim shumë i gjatë mes artistëve dhe studion që bëri projektin. Është një objekt që synon me shumë krenar të mbajë 100 viteve e ardhshme të teatrit shqiptar", tha Mazniku

Ora 22:06
Mazniku: Jemi në detajimin e projektit, më pas hapet gara për të zgjdhur kompaninë ndërtuese

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku tha se projekti është në detajimin teknike dhe inxhinierik dhe më pas do të hapet gara për kompanitë duke përfshirë dhe ata ndërkombëtare për ta ndërtuar.

"Kemi  nevojë tani të detajomë projektin në nivel teknik dhe inxhinierik që të marrë formën e tij ekzekutive e të kthehet nga një projekt-koncept në një projekt-zbatimi dhe të fillojmë më prokurimin e projektit. Do të ketë një procedure e tender publik ndërkombëtar për të zgjedhur një kompani që ta ndërtojë. Është e hapur edhe për firma të huaja", tha Mazniku.

Ora 22:05
Mazniku: Projektin e Bjarke Ingels e morën falas! 3 arsye pse vendosëm të mbanin atë

Mazniku tha se janë tre arsye pse zgjodhën të mbanin projekt danez, ndërsa shtoi se ky projekt është marrë falas pasi arkitekti danez është paguar nga firma Fusha që u tërhoq, pasi ishte pjesë e marrëveshjes

"Kompania Fusha ka zgjedhur Bjarke ingels për partner dhe e kanë në kontratat e tyre. Projekti është përmirësuar është rregulluar kanë lëvizur disa element brenda saj, por në fundi si pasojë e kostove që u shtuan si pjesë e negocimit me artistët, marrëveshja u prish, pasi nuk i dilte llogaria e saj me kërkesat tona. Projekti na mbeti ne ishte pjesë e marrëveshjes me firmën Fusha. Ishte marrëveshje e bërë që në fillim. I pari është një projekt nga një arkitekt shumë i mirë, është punuar me artistët duke e sjellë sa më afër kërkesave të tyre në mjediset e teatrit, dhe e treta ne e marrim këtë projekt pa pasur nevojë të paguajmë për të si pjesë e marrëveshjes të bërë nga firma Fusha , kur u mbyll kontrata. Ka qene firma Fusha që ka paguar arkitektin", tha Mazniku.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 20/05/2020 23:49

    PRITNI PAK SE NUK KENI PARE asgje Akoma,,,kur te prishi edhe muzeun kombetar,,,///

    Përgjigju
    • Uku Momlit: 21/05/2020 10:01

      Qelbësirat kanë bërë plan për prishjen shumë shpejt të teatrit të kukullave. Janë bijtë e atyre që bënë kasaphanë për 40 vjetë me radhë në popullin e tyre

  • SHQIPNI: 20/05/2020 23:45

    1+1=2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb