Mazniku në ‘Kontrast’: 1028 leje për periudhën 2016-2021! 991 subjekte fituese jo ‘një grusht njerëzish’! Vetëm 20 ndërtesa në Tiranë janë mbi 12 kate

TIRANË- 1028 leje në periudhën 2016-2021 dhe fitues janë 991 subjekte zhvilluese dhe këto shifra për nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Mazniku janë tregues se Bashkia e Tiranës nuk i ka përqendruar lejet te një grusht njerëzisht.

Në një intervistë në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Mazniku tha se nga këto leje vetëm 20 prej tyre janë objekte më lart se 12 kate dhe se shpërndarja e këtyre ndërtesave nuk është fokusuar vetëm në qendër, aty ku dhe m2 është më i shtrenjtë, por në të gjithë vendin.

“20 prej tyre janë objekte më lart se 12 kate. Shpërndarja ka qenë në të gjithë qytetin. Kemi një zhvillim horizontal. Brenda kemi leje të ndryshme me të cilat shiten në treg në nivele të ndryshme, çmimi mesatar është 1200 euro dhe ky çmim i matur në mënyrë konstante, ka lëvizur me 34%, ndërkohë që i njëjti çmim për të gjithë anëtarët e BE është 50%, që do të thotë se ritmi është i ngjashëm me vendet të BE dhe është në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit dhe në krahasim me qytetet e tjera të rajoni nuk është më i lartë, a ka objekte që ka çmime të larta, i ka çdo qytet, pasi jemi në ekonomi tregu, nuk është detyra jonë që ta gjykojmë sa shtrenjtë apo lirë e bën ai objektin. Tirana ka disa grupe me çmim reference, ku çdo blloqe ka çmime reference, 20% janë dhënë për ato ku çmimi i referencën është nga 890 deri në 1 mln, pjesa tjetër janë në zonat më të shtrenjta deri në 2.8 mln. Shpërndarja në fasha të ndryshme të çmimeve në qytet është bërë duke favorizuar ato zonat që janë më pak të aksesueshme për tregun. 1028 leje në 2016-2021. 991 subjekte zhvilluese.

Sistemi e ka bërë masivisht demokratik. Bashkia nuk a diskrecion për të dhënë leje, pra nuk e ka në dorë, se është një mit që ekziston, Bashkia e Tiranës ka publikuar planin urbanistik, ai thotë për çdo zonë banimi, çfarë, si dhe sa mund të ndërtohet, nëse një njeri vjen dhe aplikon në Bashki dhe është në përputhje me planin, bashkia nuk thotë jo, Bashkia bën kontrollin teknik të dokumenteve që duhet”, tha Mazniku në Report Tv.

 

Tipologjitë e lejeve të ndërtimit

Lejet e miratuara në raport me subjektet fituese dhe aplikuesit

Ai pranoi se një nga problemet kryesore me të cilat përballet sot kryeqyteti është trafiku, por “fajtor” bëri edhe qytetarët ku tha se përdorin makinën edhe në distanca shumë të shkurtra për 1 km. Ndërkohë, është shprehur i bindur se në ndryshim nga kundërshtarët e tyre, ata po punojnë për të avancuar punët në qytet, duke e cilësuar Tiranën, si më të mirën në rajon.

“800 mijë segmente lëvizje mjetesh. 400 mijë prej tyre janë më pak se 1 km. Sot ka qenë një ditë që ka pasur trafik, një nga arsyet është se është shi, e përdorim makinën si çadër, shprehje e përdorur kudo. Trafiku problem, që ka nevojë për një seri elementesh, ka të bëjë me akset e lëvizshmërisë dhe mbarimi i unazës, në 2006 mbaron. Ne kemi një shembull të jetuar, Astiri nga një pikë ku njerëzit kalonin me orë të tëra te sheshi Shqiponja, sot nuk qëndrojnë. Ne kemi avancuar punën e qytetit dhe një model tjetër e ka ngadalësuar punën. Tirana është një qytet që në krahasim me qytet e rajonit është një qytet më i mirë, më i mirë se , Prishtina, Shkupi, se Beogradi, Podgorica hahet rrotë më rrotë me Zagrebin”, tha Mazniku.

Duke pasur një mbipopullim të Tiranës, Mazniku theksoi se pavarësisht kësaj, Tirana nuk e ka në politikën e saj, që t’u mbyllë dyert qytetarëve që zgjedhin kryeqytetin për të jetuar.

“Nuk besojmë te një Tiranë që i mbyll dyert qytetarëve. Politika jonë është çdo fjalë vajzë i ri, nëse mendon që mund të vij në Tiranë është i mirëpritur për t’i krijuar një të ardhme. Nuk është trend vetëm shqiptar, çdo kryeqytet në rajon, por edhe në botë, 1 në 3 apo edhe më shumë grek jeton në Athinë, lëvizja e njerëzve drejt metropoloeve është sistematik në 30 vitet e fundit dhe sot po flitet për menaxhimin më të mirë, por jo ndalimin, se kjo ka sjellë benefite. Pra një qytetar që vjen në Tiranë, punësohet, shton cilësinë e jetës, secili nga këto element i bën jetesën më të mirë. Ne besojmë”, tha Mazniku.

Në fund, e mbylli duke thënë se “Tirana nuk i ka pas kurrë më parë punët më mirë”.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/01/2023 02:29

    Dje po lexoja nje shkrim te MSN ku thoshte qe pagesa cdo 15 dite duhet bere e jashteligjshme sepse eshte bere ne menyre te tille qe punonjesit te genjehen e te kujtojne se marrin me shume si pagese.Keshtu po sillet dhe ky Mazniku./Nuk i kemi grumbulluar ne nje grusht njerezish dhe i kemi shperndare ne te gjithe qytetin/-thote,por ama,leje keni dhene dhe jo pak,1028 leje! E lexove c'tha te rubrika /EKONOMIA/ ai eksperti o z.Mazniku? Do kemi me shume termete e me shume demtime teritori po te vazhdohet keshtu.E shkateruat Tiranen dhe qytetet kryesore me keto ndertimet pa fund,vend e pa vend,per te mos folur per te tjerat.Dikur te gjithe donin te vinin ne Tirane,tani vendasit dhe te ardhurit pas 44-80' kane ikur dhe po u vazhdua keshtu do te ikin dhe keta te 90'.

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 23/01/2023 21:08

    Në pushtet erdhët me sloganin jo leje ndërtimi. Për 5 vjet , 1 vit më nga 52 javë, 5 ditë pune për javë = 1.2 leje në ditë si bashki. Plehna. Në emër të zhvillimit gjasme lejet. Ku i keni vendet më gjelbërim?! Liqeni, që e keni rrudhur sa më s'ka. Ku e ke policentriken që premtove. Gjithë dynjaja vjen në qendër.

    Përgjigju
  • a.. kalaja: 23/01/2023 19:31

    shkatarruat tiranen mor palaco....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën