Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile, në tre bashkitë nuk ka pasur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë qarku.
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. 19 borëpastruese u angazhuan për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore. Nga spitali rajonal i Kukësit ,mësohet se nuk ka emergjenca shëndetësore ndërkohë që ky institucion është në gadishmëri të plotë.
Ndërkohë rreshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës.
Aktualisht niveli është 272.78 m ndërsa prurjet e ujrave 700 m/s.Krahasuar me ditën e premte ai është rritur me më shumë se tre metër.
Me këto rritme Fierza , po kthehet gradualisht në një kërcënim serioz,çfarë do të thotë se do të arrijë kuotën maksimale.
Prurjet e lujmeve kanë sjellur edhe mbeturinat nga Kosova e Maqedonia të cilat kanë ndotur sipërfaqen e Liqenit duke kthyer problemin e vjetër të ndotjes megjithë premtimet e bëra nga dy qeveritë ,Shqipërsië dhe Kosovës, për pengimin e ardhjes së mbeturinave ,per vendosjen e rrjetvae mbrojtëse në grykë derdhje.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit nga OSHEE ka kërkuar sigurimin e një mjeti lundrues për pastrimin e liqenit nga mbeturinat si perfituesja me madhe finaciare nga liqeni por deri tani nuk ka përgjigjie pozitive pavërsisht kërkeses të bërë kohë më parë.
Situata në Qarkun e Kukësit deri në orën 08:00 është si më poshtë:
Situata klimaterike: Aktualisht në të gjithë Qarkun e Kukësit kanë pushuar reshjet. Në orët e para të mëngjesit territori i Qarkut u përfshi nga reshje dëbore ,prania e së cilës është mbi 360 m. Lartësia e saj është nga 3-15 cm në rajonin e Valbonës. Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m. Prurjet e ujrave 700 m/s. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:.Temperatura aktuale: 1 gradë celsius.
Temperatura minimale: 0 gradë celsius. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes. Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:Rruga e Kombit lartësia e borës 7 cm në Tunel-Kalimash.
Kanë punuar 6 borëpastruese. Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 10 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 2 borëpastruese. Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Valbonë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 1 borëpastruese. Janë vënë në punë 19 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore. Janë pa energji në Bashkinë Kukës: Nj.A Toponan,Nj.A Shishtavec,fshati Buzëmadhe i Nj.A Grykë-Çajë. Nga erërat e fuqishme e reshjet kemi dëmtimin e 3 shtëpive 2 në Bashkinë Tropojë e 1 në Bashkinë Has.
[gallery]24995[/gallery]
d.c./shqiptarja.com