MAQEDONI - Ministria e Brendshme e Maqedonisë në deklaratën e parë zyrtare, të zbardhur nga A1 Report, sqaron se aksioni në Kumanovë u ndërmorr për të kapur një grup të armatosur, që sipas autoriteteve maqedonase kishte planifikuar të bënte sulme terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Informacionet ishin marrë fillimisht në rrugë operative, thotë Ministria maqedonase, por më vonë u zbulua sipas tyre se grupi i armatosur kishte hyrë ilegalisht në Maqedoni nga një vend fqinj, pa e specifikuar për cilin shtet bëhet fjalë, dhe se më tej u strehuan nga mbështetës të tyre për të përgatirur për sulmet e planifikuara terroriste. Vlen të theksohet se vendi më i afërt në kufi me Kumanovën është Lugina e Preshevës.
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë të cilën A1 Reprot e siguron, theksohet se aksioni nisi në Kumanovë pasi u zbulua vendndodhja e tyre aktuale. Po sipas kësaj deklarate, grupi i terroristëve është i armatosur rëndë dhe është i trajnuar për luftëra.
Plani i njësive speciale maqedonase për të kapur grupin e armatosur, thotë ministria, nisi në orën 05:00 të mëngjesit, ku aksioni hasi menjëherë në rezistencën e ashpër të terroristëve që sulmuan me armë automatike, granata dhe snajper.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme maqedonase, thuhet se operacioni i policisë mbetet i vështirë për shkak edhe të rrugëve të ngushta të zonës.
“Sipas informacioneve operative, të cilat i ka pasur MPB-ja, një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet, të cilat i kemi siguruar më parë, tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tij është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tij terroriste. Policia ka arritur të gjejë lokacionin e tyre, ata fshihen në disa shtëpi te ‘Lagjja e Trimave’. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe i trajnuar për luftë në kushte të tilla. Në aksionin e sotëm, nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rezistencë të ashpër, ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë, me qëllim që ta shkatërrojë deri në fund këtë grup”, - thuhet ne deklaraten e Ministrise se Brendshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com