MB i Kosovës, Hyseni:Di gjithçka
për Kumanovën, por s’mund të flas
Edhe pse në përleshjet e armatosura në Kumanovë një pjesë e grupit të armatosur shqiptarë ishte nga Kosova, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk pranon të flasë për ta. Ajo çfarë pranon të thotë deri në këtë kohë, është ajo, se situata në Kosovë është nën kontroll.
PRISHTINË - Edhe pse në përleshjet e armatosura në Kumanovë një pjesë e grupit të armatosur shqiptarë ishte nga Kosova, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk pranon të flasë për ta. Ajo çfarë pranon të thotë deri në këtë kohë, është ajo, se situata në Kosovë është nën kontroll.
Kosova është e sigurt dhe situata është nën kontroll. Kështu ka deklaruar për Gazetën Tribuna, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Ai ka thënë se Institucionet e Sigurisë dhe të rendit i kanë bërë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyre qe gjendja të jetë nën kontrolle.
“Ne e kemi situatën nën kontroll në vendin tonë kaq mund të them. Ne larg prononcimeve të panevojshme publike jemi duke u marrë me situatën në shkallën më të lartë të seriozitetit”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se i ka të gjitha informacionet për situatën në Kumanovë, por qe ato nuk mund t’i ndajë më publikun.
E në anën tjetër, Rexhep Selmi anëtar i Komisionit për Punë dhe Siguri të Brendshme ka thënë se nuk është mjaftueshëm i informuar për të dhanë një vlerësim të saktë për situatën në Maqedoni. Sipas tij, deputetët nuk kanë marrë informata nga Kuvendi dhe institucionet tjera për të dhënë vlerësime. Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura, sepse konflikti atje mund të përshkallëzohet edhe më shumë.
“Ne mbledhjen e parë të komisionit do ta diskutojmë çështjen e sigurisë më Republikën fqinjë dhe cështjen e sigurisë që ndërlidhet me shqiptarët në Maqedoni. Ministri Skendër Hyseni mund të raportoj për masat qe ka ndërmarr përballë kësaj situate”, ka thënë Selimi.
Policia e Kosovës, ka dërguar njësitë e saja ROSU në kufi me Maqedoninë. ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit. Policia thuhet se do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.
Mediat kanë raportuar për një numër të madh të viktimave që kanë ndodhur gjatë aksionit policor në qytetin e Kumanovës. Shumë shqiptarë kanë braktisur qytetin e tyre për tu strehuar në qytete me të sigurta. Disa nga ta janë zhvendosur edhe në Kosovë. Opozita maqedonase po i kërkon dorëheqjen kryeministrit, Nikolla Gruesvki. Lideri opozitar, Zoran Zaev ka disa muaj qe ka filluar të publikoj skandale të pushtetit në Maqedoni. /Gazeta Tribuna/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54