TIRANË- Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për gjyqin e Sterilizimit, ku për herë të parë ish-ministri Ilir Beqaj nuk do të qëndrojë në kafaz, por është ulur krah avokatit të tij Ilir Yzeiraj. Ky i fundit kërkoi pushimin e çështjes për sa kohë akuza ndaj Beqajt që përfshin edhe grupin e strukturuar kriminal, e sugjeruar nga gjyqtarja në seancë paraprake, nuk është zyrtarizuar nga SPAK, të cilët fillimisht e çuan për shpërdorim detyre. Kjo sipas mbrojtjes ka cenuar të drejtën për mbrojtje efektive.
Beqaj: “Ju falënderoj që më keni dhënë mundësinë të njihem me dosjen. Një gjë është e qartë: akuza ndaj meje nuk është bindja e prokurorit.”
Në dosjen e njohur si “Sterilizimi” ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Lajmi në përditësim....
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....
Komente











