Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mbledhja e Këshillit Bashkiak foli për marrjen në pyetje për 5 orë nga SPAK për hetimin pasuror. Veliaj, e cilësoi situatën një "kurth të sajuar", duke thënë se është denoncuar nga një person i quajtur Nesti Angoni, që sipas tij nuk ekziston.

Veliaj tha se përdorimi i letrave anonime për sulme politike është një praktikë e vjetër që synon të pengojë punën dhe progresin nga ata që nuk i mundon dot në betejat elektorale.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj se disa njerez, që nuk na mundin dot në betejë, që nuk na mundin dot në zgjedhje, janë kthyer në zanatin e letrave anonime. 

Nesti Angoni nuk ekziston, por të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson, çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Megjithatë, pavarësisht se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues”, u shpreh Veliaj.

Një thumb e pati edhe për opozitën, duke thënë se ka qenë gjithnjë bashkëpunues me organet ligjzbatuese dhe nuk e ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme duke e quajtur ‘SKAP’, kur nuk i intereson. Veliaj theksoi se të gjithë e dinë ku banon, ndërsa theksoi se “këtu do jemi, deri në maj do u mundim”.

“E di gjithë Tirana se ku jetoj unë, e di gjithë Tirana se ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve, dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, “Skap” kur s'i intereson, dhe SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet.

Nuk kam organizuar antiprotesta, nuk kam bërë letra anonime, se vij nga një brez jo i letrave anonime dhe as nuk i them SPAK-ut 'plaç'. Këtu do jemi, në maj do t’ju mundim me gjithë letrat anonime, me gjithë kurthet dhe me gjithë klithmat e hienave”, nënvizoi Veliaj.

Pas fjalimit të tij, kryebashkiaku Veliaj u largua nga salla, çka solli reagimin e opozitës. 

“Të vijë këtu, detyra që kishte sot ishte të bënte transparencë se çfarë ka ndodhur sot”, tha anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit sot, 26 dhjetor, në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për 5 orë. Nga burime mësohet se Veliaj është marrë në pyetje si person në dijeni në kuadër të hetimit pasuror që po kryen prokurori Ols Dado.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau sot një lajm të mirë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke njoftuar shpërblimin e fundvitit për 4360 punonjës të shërbimeve mbështetëse.

“Ata janë heronjtë e heshtur të  qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, tha Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 27/12/2024 01:44

    Sa te jet eskobari mediatik do kesh fitore sezben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë