Mbahet për herë të parë në Akademi të Shkencave, Panairi Mbarëkombëtar i Librit Shkencor dhe Akademik, Sinani e Tole: Ekspozojmë mbi 2 mijë tituj, e 50 përurime!

TIRANË- Të premten, në kuadër të  Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, do të çelet në Akademinë e Shkencave i pari panair mbarëkombëtar për librin akademik dhe atë shkencor.

 “Është një nismë të përbashkët e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë me atë të Arteve të Kosovës, e të mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në kuadër të politikave shkencore që dy akademitë tona kanë për të promovuar autorin dhe studiuesin shkencor. Në këtë panair do të ekspozohen mbi dy mijë tituj akademik dhe shkencor nga gjithë hapësira mbarëkombëtare shqiptare dhe do të përurohen botime të dy viteve të fundit, që nuk janë promovuar edhe për shkak të situatës pandemike”, u shpreh akademiku dhe njëherazi zv.kryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole.

“Do të jetë një hapësirë e gjerë komunikimi dedikuar shkencës shqiptare e botimeve më të mira të këtyre viteve”, tha Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Siç zbulojnë akademikët, Panairi do të zhvillohet çdo, vit, duke alternuar vendndodhjen e tij, një vit në Tiranë e tjetrin në Prishtinë.

“Do të jenë të pranishme 33 ente publike dhe jopublike. Do të organizohen përgjatë tri ditëve 50 apo më shumë përurime të propozuara prej këtyre enteve”, u shpreh akademiku Shaban Sinani.

“Ideja e veçantë e kësaj është që të maksimalizohen mundësitë, duke bërë bashkë studiuesit, shkencëtaret, në këto fusha për të cilat kemi shumë nevojë. Dhe të njëjtin rrugë duhet të ndjekim edhe në aktivitete të tjera si bizneset “ thotë ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi.

Panairi i mbajtur në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave do të zgjasë 3 ditë radhazi. Në të do të ketë edhe vlerësime me çmimet shkencore “Eqerem Çabej”, “Petrit Radovicka” dhe “Alkes Buda”.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë