TIRANË-Sot është eventi i hapjes së Vitit Europian për Zhvillim 2015. Ceremonia do të mbahet në Rigë, Letoni, ku pritet të marrin pjesë Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri Europian për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar Neven Mimica.
Viti Europian për Zhvillim 2015 mendohet të jetë një vit i veçantë, pasi nga njëra anë konsideorhet si afat për arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dakordësuar që në vitin 2000, dhe nga ana tjetër për të vënë në vend qëllimet e ardhshme - Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ky vit do të jetë një mundësi unike për të informuar qytetarët europian sesi çdo investim sjell ndryshim, angazhim për ulur varfërinë në botë, përmirësim të gjendjes së refugjatëve dhe të atyre në nevojë për ndihmë, trajtimin e çështjes së ndryshimeve klimaterike e mbrojtjes së burimeve natyrore botërore.
Një nga objektivat primare të këtij viti është t'i tregohet europianëve se çështja e zhvillimit ka një ndikim pozitiv në jetën e tyre, duke marrë në konsideratë rritjen e ndërvarësisë globale, nxitjen e përgjegjësisë e solidaritetit. Kjo reflektohet qartazi në moton e vitit,"Bota jonë, dinjiteti jonë, e ardhmja jonë!" /ATSH/