Mbajmë rekordin botëror për KËTË biznes...por edhe ai po falimenton!

Mbajmë rekordin botëror për KËTË biznes...por edhe ai po falimenton!

Foto ilustruese

Nëse e gjithë popullsia ulet njëkohësisht në bar-kafetë dhe restorantet që ndodhen në gjithë vendin, ato mund të akomodojnë gati 660 mijë persona, ose një të katërtën e popullsisë. Jo më kot, Shqipëria rezulton një nga vendet që ka numrin më të lartë të bar kafeneve në botë për sa i përket numrit të popullsisë, duke u krahasuar me Spanjën.

Por edhe ky biznes duket se po shkon drejt maturimit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se për herë të parë në 2017-n, numri i bar-kafeneve ka ardhur në rënie. Në vend kishte gjithsej 14,217 bar-kafe, duke u ulur me 4%, ose në vlerë absolute kishte 602 bar-kafe më pak në vend. Kjo rënie shënohet për herë të parë që nga viti 2009, kur INSTAT raporton të dhënat. Në atë kohë në vend kishte vetëm rreth 8,600 bar-kafe, por numri i tyre u rrit me shpejtësi vit pas viti, duke arritur rekordin në 2016-n, me 14,820 të tilla, për të rënë vitin e mëpasshëm.

Në të kundërt, restorantet kanë rezistuar. Numri i tyre vijoi rritjen në 2017-n, duke arritur në 4,097, ose 131 më shumë, pas tkurrjes që kishte shënuar vitin e mëparshëm.

Në total, numri i vendeve në bare e restorante ra me 10% në 2017-n, në raport me vitin e mëparshëm.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Nga rreth 107 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17% të tyre. Ndërsa “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kishte rreth 54 mijë të punësuar në 2017-n, ose rreth 13% të totalit, duke qenë sektori i tretë më i madh punësues, pas tregtisë me pakicë dhe shërbimeve.

Por tashmë të hapësh një bar-kafe duhet të mendohesh mirë. Konkurrenca është shtuar dhe nga linjat e bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës, duke tërhequr klientëlën nga lokalet tradicionale të lagjeve.  

Rekord në botë për kafenetë në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 640 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 156 banorë. Në krahasim me 2016-n ka një rënie të lehtë të treguesit, për shkak të mbylljes së 600 bar-kafeneve.

Në vitin 2016, Shqipëria ia kali edhe Spanjës për këtë tregues, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj. http://www.worldcitiescultureforum.com/data/number-of-bars-per-100000-population /Monitor

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apo jo: 25/02/2019 09:40

    Po sh.mire..,kjo do te thote qe njerezit jane ndergjegjesuar e kane filluar te punojne..,!

    Përgjigju
  • Statisti: 25/02/2019 08:59

    Ku 1/4 e popullsise???? Perse flisni ëndrra?? 660.000 janë më shumë se gjysma e popullsisë, keni akoma të dhënat e para 20 vjeteve?? Pastaj doni të ulni edhe fëmijët nëpër kafe?? A janë a s'janë 1 milion vetë në Shpipëri, mos rrini dike fryrë veten kot!! Flisni me numra real dhe jo si kazan hormonesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur