Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh një person nga Kosova duke e kërcënuar për t’i marrë 70 mijë euro. Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj janë 3 personat e arrestuar nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili kanë bërë me dije se ka qenë e motra e personit të marrë peng, e cila ka denoncuar në polici nga Suedia marrjen peng të vëllait të saj.

Personi nga Kosova është identifikuar si Fisnik Xhaka ndërsa është dhunuar nga 3 të arrestuarit. Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë. Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant.

Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë. Fisnik Xhaka është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe më pas është larguar. Në spital ai është paraqitur me shembje në trup dhe plagë e gërvishtje në pjesën e këmbëve.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe forcat Operacionale, janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e Julian Zogajt, ku dhe është mbajtur peng Xhaka, sasi canabisi dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”,  u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij. Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, njofton policia.

Ai u dërgua në spital gjatë natës, me shembje në trup dhe plagë gërvishtje në këmbë. Pas trajtimit mjekesor u mor në pyetje nga grupi hetimor, por sic thane burimet, Xhaka nuk eshte treguar bashkëpunues për të zbardhur emrat e trafikantëve. Megjithatë hetuesit e kanë dokumentuar ngjarjen me prova dhe pritet të arrestohen persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Pengmarrja në Vlorë/ Apartamenti i siguruar me kamera! Shkak 70 mijë euro të papaguara nga pazare droge! 39-vjeçari kishte dalë garant për një bandë nga Evropa (VIDEO)

 

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ka siguruar pamje nga banesa e Julian Zogaj në Vlorë ku është mbajtur peng për 2 javë, që prej datës 28 nëntor, Fisnik Xhaka 39 vjeç nga Kosova.

Në derën e apartamentit ndodhej një kamer për të parë nga brenda se kush ndodhej jashtë. Gjithashtu ambienti është i pajisur me kamera sigurie. Apartamenti ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.

Sakaq është bërë me dije se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.

Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant. Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë.

K.B/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arber: 12/12/2025 13:36

    keta plera duhen te digjen me acid...

    Përgjigju
  • Lumi: 12/12/2025 11:56

    Kta të lumit ti djegesh te gjithe.. Plehra komplet zbriten fshataret ne qytet edhe e ndoten vloren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?