Roskovec - Report Tv ka siguruar pamjet kur lirohet 24-vjeçarja Rozalinda Plakun, që u mor peng për disa orë nga ish-partneri i saj Refit Buzi. Në video shihet kur e reja në gjendje të traumatizuar del nga makina e Buzit.

Pasi ecën zbathur disa hapa ajo ulet në gjunjë dhe i shefi i Policisë së Roskovecit afrohet, teksa nga ana tjetër shihet edhe duke folur me 35-vjeçarin, që ndodhet në sediljen e pasme të makinës dhe i armatosur.

Gazetarja Marsela Topi ka siguruar disa pjesë nga dialogu mes shefit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, me autorin për lirimin e 24-vjeçares.

Fillimisht 35-vjeçari ka kundërshtuar ta lironte Rozalinda Plakën, ndërsa paralajmëroi efektivin të mos iu afrohej. Megjithatë efektivi vijon të këmbngulë.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.

Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Efektivi merr vajzën në krah duke e larguar disa metra më tej nga automjeti ku ajo mbahej peng. Më pas, ai e vendos Rozalinda Plakën në anë të rrugës dhe rikthehet pranë makinës për të vijuar negociatat me autorin. Por ai refuzoi të dorëzohej dhe u vetvra brenda makinës, ku qëndroi i ngujuar prej disa orësh.

Mëngjesin e 24-korrikut Refit Buzi shkoi me armën e gjahut në banesën e Rozalinda Plakut dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj. Babai i vajzës, Kosta Plaku humbi jetën në vend, ndërsa e ëma, Belere plaku, vdiq në mbrëmje në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Të rinjtë kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kërcënonte vazhdimisht.

Familjarët e autorit japin një tjetër version për konfliktin. Sipas tyre, përplasja mes çiftit lidhet edhe me një shumë parash që Buzi pretendon se ia kishte dërguar ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Angli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
‘Vajzën ta besoj ty, eja merre’, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

 

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën.

Gazetarja Marsela Topi bën me dije se shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares.

Fillimisht  35-vjeçari kundërshtoi ta lironte Rozalinda Plakën, ndërsa paralajmëroi efektivin të mos iu afrohej.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.

Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi. Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijuan për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon dhe vetvritet brenda makinës.