Partia Demokratike e ka cilësuar akt të rëndë të shkeljes të të drejtave të njeriut mbajtjen e 4-vjeçari në ambientet e komisariatit të Policisë së Pogradecit. Në një komunikatë për shtyp partia kryesore e opozitës i ka kërkuar prokurorisë të hetojë këtë rast dhe të nxjerr para ligjit përgjegjësit.
 
Reagimi i PD-së:
 
Partia Demokratike dënon me forcë mbajtjen e fëmijës së mitur 4-vjeçar për rreth 11 orë në komisariatin e Pogradecit, ç’ka ka sjellë pasoja në shendetin e tij.
 
Ky është një akt i rëndë që dëshmon se represioni i qeverisë nuk merr në konsideratë të drejtat e njeriut dhe është prekja e fundit, kur nuk tregohet ndjeshmëri ndaj një fëmije 4 vjeçar.
 
Mbahet në komisariat i mituri teksa kontrabanda dhe evazioni i miqve të Edi Ramës kanë kapur shifrat e frikshme të qindra milionë dollarëve.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë me shpejtësi e seriozitet rastin, e të vërë para ligjit autorët e këtij akti skandaloz.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)