Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur Komisioni i Ekonomisë për tu diskutuar Trajtimit Financiar shtesë për profesionet e veçanta të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve.
Në këtë mbledhje është miratuar projekt-ligji i premtuar nga qeveria Rama në lidhje me tre kategoritë e profesioneve të veçanta.
Projekt-ligji synon të mbulojë përfitime përpara mbushjes së moshës së daljes në pension dhe përfitime shtesë mbi ato që janë në ligjin aktual për kategoritë tre profesioneve të veçanta.
Mosha e daljes në pension për profesionet e veçanta parashikohet të jetë: Për minatorët 55-vjeç ose 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët mosha e daljes në pension do të jetë 60-vjeç ose 6 vite para moshës së daljes në pension.
Së dyti parashikohet një shtesë mbi pensionet e lartë përmendura. Për minatorët shtesa do të jetë 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune që kanë punuar nëntokë. Ndërsa për naftëtarët e metalurgët shtesa do të jetë 0.6% e pensionit për çdo vit pune në këtë profesion.
Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%.
Për pensionistët aktuale, shtesa llogaritet në 2 900 leke në muaj. Ndërsa për pensionistët që pritet të marrin këtë 'status', edhe 1400 më tepër si rezultat i uljes se moshës se daljes ne pension.
Së fundi, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë.
Ndërkohë në fund të mbledhjes, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria ka mbajtur një prentim të madh për tre kategoritë në fjalë.
Komente

