TIRANE, 4 Dhjetor/ATSH/-Ditët tona sa vijnë e janë më të ngarkura me aktivitet, kjo mund të jetë arsyeja primare se pse nuk ushtrohemi sa duhet.
Për të pasur shëndet të mirë edhe gjatë kohës që jeni në punë, apo të zënë në aktivitetin tuaj të përditshëm, ka disa mënyra ushtrimesh që ju ndihmojnë.
1-    Gjithmonë përdorni shkallët
Edhe nëse rruga për në zyrën tuaj mund të ketë ashensor, është më mirë të përdorni shkallët. Nuk ju kushton asgjë të ngjiteni e zbriteni nga shkallët, për më tepër kur duhet ta kaloni pjesën tjetër të ditës ulur.
2-    Lëvizni pak më shumë
Nëse ecni pak gjatë ditës, bëni mirë të "detyroni" trupin tuaj të ecë më shumë, apo të bëni lëvizje më tepër, kështu do e ndjeni veten më në formë.
3-    Qëndroni në këmbë
Qëndrimi ulur lë trupin tuaj neutral. Ngadalëson metabolizmin dhe ju dembelos. Edhe nëse ushtroheni vetëm një orë gjatë gjithë ditës, do të ndjeheni më pozitiv dhe më energjik.
4-     Bëni shumë pazar
Nëse jeni në market, bëni shumë pazar. Mbajtja e qeseve të rënda të pazarit, njeherësh ju forcon muskujt e krahëve, të cilat është mirë t'i ushtroni herë pas here.
5-     Bëni 10 minuta "squat" çdo ditë
Ushtrimet "squat" apo ndryshe ulje dhe ngritje të trupit tuaj, duke imagjinuar sikur jeni ulur në një karrige, i bëjnë mirë trupit. Nëse i aplikoni ato çdo ditë, do të ndjeheni më shumë energjik dhe do të forconi muskujt e trupit tuaj.
6-     Ndihmoni të tjerët
Nëse palestra ju kthehet në bezdi dhe nuk dëshironi të shkoni disa herë brenda javës, bëhuni të dobishëm duke ndihmuar të tjerët. Për shembull ndihmoni një mikun tuaj i cili do të ndryshojë shtëpi, apo ka blerë mobilje të reja. Kështu edhe do të ndihmoni dikë, por edhe do të ushtroni veten tuaj.
7-    Mos mendoni shumë
Duket e çuditshme, por në të vërtetë nëse mendoni shumë gjatë ditës dhe stresoheni kjo ndikon keq edhe në fizikun tuaj/a.g/