Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia në Memaliaj, pasi u gjetën në banesën e tij 7.6 kg lëndë eksplozive.

Astrit Bilo u arrestua në flagrancë, pas kontrollit të policisë në banesën e tij në fshatin Kurtje, ku u konstatua, 1 kallëp tritol 200 gr, 600 gramë C4, 6.8 kg lëndë plasëse (dinamit), 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.

Menjëherë pas operacionit të koduar Kurtje, Policia Tepelenë ka sekuestruar lëndën eksplozive të gjetur në banesën e Bilos dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e lëndës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

[gallery]23473[/gallery] 
Redaksia Online
E. S/ shqiptarja.com