Marrëdhëniet Kylian Mbappe-Paris SG janë tendosur shumë, pasi futbollisti francez ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, duke i bërë edhe njëherë të qartë klubit se kërkon vetëm transferimin te Real Madrid. Mbappe-s i skadon kontrata verën e ardhshme dhe së fundmi ka refuzuar rinovimin me 5 vite dhe një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon.
Pas mediave spanjolle dhe kryesisht gazetës AS, për herë të parë edhe në Francë sot shkruajnë se tani Paris SG është gati të dëgjojë ofertat për Mbappe-n në mënyrë që mos ta humbasë me 0 lekë futbollistin e klasit botëor. Interesante është edhe fakti se trajneri Pochetino nuk e ka pranuar Ronaldon si zëvendësues, por pretendimet janë për brazilianin Richarlson, të cilin klubi anglez e vlerëson 100 milionë euro.
Ndërkohë nga Italia raportojnë se Inter prej dy ditësh është në bisedime intensive me Lazio-n për argjentinasin Joachim Correa. Deri më tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve, pasi Lotito ka kërkes të larta, mbi 35 milionë euro. Inter ka ofruar 5 milionë euro për huazimin dhe 25 të tjera për blerjen përfundimtare, por formula e zikaltërve nuk pëlqehet nga kryeqytetasit.
Favori i Interit është se futbollisti ka kërkuar me ngulm të ribashkohet me Inzaghin, por ndërkohë zikaltërit nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi me Lotition rrezikojnë të mbesin thatë. Beppe Marota dhe Ausilio kanë dakordësi me Torinon për transferimin e Belottit për 20 milionë euro, ndërsa mbetet për t’u bindur vetëm futbollisti. Gjithsesi hipoteza e fundit ka mundësi të zbatohet vetëm nëse Correa nuk transferohet te kampionët në fuqi.