Mbaroi kontratën me Laçin, Ilir Daja kërkon titullarin e kurbinasve

Mbaroi kontratën me Laçin, Ilir Daja kërkon titullarin e kurbinasve

Skuadra e Laçit

Saliu Guindo është në "modë". Sulmuesi ka përfunduar kontratën 6-mujore në huazim me kurbinasit dhe tanimë është në kërkim të një klubi të ri. Për sulmuesin nga Mali ka interes nga disa klube, teksa veç Dinamos në Shqipëri, edhe Ballkani në Kosovë kërkon shërbimet e 26-vjeçarit.

Duket se trajneri Ilir Daja i ka idetë e qarta, me Ballkanin që do jetë pjesë e fazës së parë kualifikuese për në Champions League. Kampionët e Kosovës po përforcohen në prag të sfidave të reja, me Guindo që shihet si opsion. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin arab të Dibba Fujairah, teksa ishte në huazim te Laçi ku shënoi 11 gola në 18 ndeshje.

Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Michael Babatunde, Mentor Mazrekaj dhe Vasil Shkurtaj nuk janë më pjesë e kurbinasve, duke bërë që në Laç të ketë një "eksod" këtë merkato.

Saliu Guindo

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja