VIDEO/ Pushuesit kthehen nga plazhet, trafik i rënduar nga jugu në veri! Më problematiket akset nga Dukati në Vlorë, rruga e Ndroqit dhe Lezhë-Milot

Në fundjavë pushuesit vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut por edhe Shëngjinit dhe Velipojës duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me kthimin e pushuesve nga plazhi ka bërë që pasditja e së dielës të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik.

Akset më problematike ku radha e mjeteve ka qenë me kilometra është nga zona e Dukatit, në Orikum dhe Vlorë ku pushuesit kthehen nga bregdeti i jugut. Edhe në aksin Lezhë-Milot ka trafik të rënduar pasi pushuesit kthen nga plazhi i Shëngjinit apo Velipojës. Trafik ka edhe në aksin nga Ndroqi deri në Tiranë, ku mjetet me shpresën se mund të ishte më e lirë i kanë rënë të gjithë në rrugën dytësore. Ndërkohë që sipas raportimeve autostrada Tiranë-Durrës është e hapur.

Radha e mjeteve në rrugë është kilometrike dhe makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra. Ky trafik shkaktohet nga dyndja e madhe e pushuesve, të cilët kthehen nga ditët e plazhit në fundjavë.

Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë trafikut të rënduar..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Tentuan rrugën dytësore nga Ndroqi për të shmangur trafikun, por makinat bllokohen edhe aty! Autostrada Tiranë-Durrës, e lirë

1624216064_ndjajd.jpg

Aksi i Ndroqit

Trafik i rënduar dhe radha e gjatë e mjeteve është krijuar edhe në rrugët dytësore ku njerëzit i zgjedhin me shpresën se mund të lëviz më lirshëm. Edhe aksin nga Ndroqi deri në Tiranë ka trafik të rënduar, ku mjetet thuajse nuk lëvizin fare. Ndërkohë që sipas raportimeve autostrada Tiranë-Durrës është e hapur, pasi njerëzit me frikën se mund të kishte trafik kanë zgjedhur rrugën dytësore.

Ora 20:17
FOTOLAJM/ Makinat radhë kilometrike nga Dukati deri në Vlorë, pushuesit orë të gjata pritjesh në trafik

1624213077_ced22d83774b4754bf1d5d7a934fe87f.jpg

Kjo e diel pasdite është thyer në një makth për pushuesit të cilët pas plazhit në bregdetin e jugut kanë mbetur të bllokuar në një trafik të renduar ku radha  e makinave nis nga Dukati, në Orikum e deri në Vlorë.

Mjete kanë formuar radhë kilometrike dhe prej orësh thuajse nuk lëvizin. Ky trafik i rënduar krijohet për shkak të dyndjes së madhe të pushuesve në jug dhe kthimit të tyre thuajse njëkohësisht.

Ora 19:01
Pushuesit kthehen nga plazhi i Shëngjinit, trafik i rënduar Lezhë-Milot

Largimi i pushuesve nga plazhi, pas mbylljes së fundjavës, ka shkaktuar trafik të rënduar edhe në zonën e Lezhës. Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit. Radha e mjeteve ashtu si në Orikum-Vlorë, edhe në Lezhë-Milot, është kilometrike

Policia e rendit dhe ajo rrugore është vendosur ne disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja