Mbaron mandatin si ambasadore e Gjermanisë, Meta takim 'lamtumire' me Schütz

Mbaron mandatin si ambasadore e Gjermanisë, Meta takim 'lamtumire'  me Schütz

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz. Schütz ka përfunduar mandatin si ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri dhe në këtë takim, Meta ka vlerësuar punën e saj. Siç shkruan kreu i qeverisë në rrjetin e tij social në Facebook, Meta thekson se bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani do të vijojë, duke e cilësuar si një shtet mik i vendit tonë.

"Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane  Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt. Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane", shkruan Meta.

Më herët, Schütz ka takuar edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Postimi i presidentit Ilir Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!