Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu: Përmbyllim dozat e dyta, pastaj do të ulim fashën e grupmoshave (VIDEO)

Ka mbërritur në mbrëmje në Aeroportin "Nënë Tereza" dërgesa e radhës nga kompania Pfizer, me 9360 doza të vaksinës antivCOVID. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit Arben Ahmetaj, të pranishëm në Aeroportin 'Nënë Tereza' thanë se furnizimi me vaksina do të vijojë. Ministrja Manastirliu tha se tani do vijojnë me dozat e dyta duke përmbyllur vaksinimet për stafet e për të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve dhe për moshat +80 vjeç.

"Sot kemi edhe 9360 doza, të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përbyllim gjithë pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, edhe për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë", tha ajo.

Pas përfundimit të vaksinimit të grupmoshave + 80 vjeç, ministrja tha se do ta ulin fashën te grupmoshat + 70 vjeç.

"Nga ana tjetër, prej muajit Prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës, dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç, për ta shtrirë edhe në grupmoshat e tjera. Pas përfundimit të plus 80 vjeç, ulim fashën në plus 70 vjeç. Ato me sëmundje kronike me grupe të riskuara që janë mësuesit dhe kategoritë e tjera. Duhet thënë se deri tani Shqipëria ka pritur mbi 80 mijë doza të vaksinave. Deri tani Shqipëria ka pritur mbi 80 mijë doza të vaksinave. Vaksinimi do të jetë një proces që do të vazhdojë duke u intensifikuar ditë pas dite".

Më tej Manastirliu deklaroi se deri tani janë mbi 80 mijë doza vaksine antiCOVID-19 që kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa priten furnizime të tjera në javët në vijim. Ditën e premte u vaksinuan 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë me Astrazenecën. Ditën e sotme janë aplikuar 2478 doza të vaksinës COVID, ndërsa që me nisjen e procesit e deri më tani, gjithsej në vendin tonë janë kryer 27 360 vaksinime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase