Mbërrin në 'Pa Gjurmë' adresa e Marsela Cakos/ Zbulohet martesa me marshallin italian

Një dëshmitar, që dëshiron të mbetet anonim, zbulon për ’Pa Gjurmë’ se, Marsela jeton në Itali ku dhe ka krijuar familjen e saj, me një marshall, shtetas italian. E njohur me emrin Maria, ajo ka sjellë në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Madje dëshmitari vë në dispozicion edhe adresën e saktë të gruas, e cila dyshohet se është Marsela Cako. Sipas po të njëjtës dëshmi, 6 vite më parë shqiptarja nga Fieri ka marr nënshtetësinë italiane.

Dëshmia

Në një lidhje telefonike nëna e Marselës, Liljana e cila ka 13 vite që nuk e sheh të bijën shprehet e ngazëllyer për këtë lajm, duke dashur të dijë një arsye, pse e vajza e saj nuk dëshiron të bëhet e gjallë. 

’Nuk kam asnjë konflikt me vajzën. Jam shumë e gëzuar që ka krijuar familjen. Ta di me kë e ka inatin. Pasi ne nuk kishim asnjë mosmarrëveshje me të. Edhe i vëllai që iku nga kjo jetë, nuk reshti së kërkuari. Ai gjithmonë thoshte se derën e ka të hapur’. 

Ky informacion i rëndësishëm është i dyti për nga rëndësia, që vjen në ’Pa gjurmë’, pas asaj që dha live një dëshmitar në studio, 3 ditë më parë. Pikërisht, personi që mori përsipër t’i dërgonte pasaportën, që Marsela u kërkoi familjarëve në telefonatën e fundit që bëri me ta. Ai mbërriti të premten e kaluar në studion e ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku deklaroi se, ditën që do t’i dërgonte pasaportën, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja la takim në Bovisa, në mars të vitit 2007. Por, Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Guardia di Finanzia, si dhe me një person civil. Vajza nga Fieri u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në vitin 1994, ndërsa ishte 16 vjece. Dy vite më pas u kthye në Shqipëri dhe qëndroi për afro 10 ditë, për t’u larguar përsëri drejt tokës italiane. Djali me të cilin Marsela kishte bashkëjetuar në shtetit fqinj u kthye pak vite më pas në Shqipëri, ku u vra në vitin 1997, ndërsa Marsela Cako humbi gjurmët nga Italia. Dy vite kërkimi intensiv për Marsela Cako që humbi gjurmët nga Genova e Italisë 13 vite më parë, këto dy dëshmi na cojnë shumë pranë gjurmëve të 41-vjecares. 

VIDEO/ Dëshmia

VIDEO/ Emisioni i plotë

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik