Mbërrin në Tiranë avioni i Divjakës
ushtria e çmonton, erdhi me kamion

DIVJAKE - Avioni i rrëzuar në plazhin e Divjakës, i dyshuar për implikim në trafikun ajror të drogës, mbërriti 4 muaj më vonë në Fushën e Aviacionit në Tiranë. Ai është transportuar pasditen e sotme në hangarin e helikopterëve në Fushën e Aviacionit në Tiranë.

Operacioni i transportimit të avionit tip "Piper", është mbikëqyrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku edhe kërkesa për lëvizjen e tij është bërë nga vetë ky insitucion, i cili e cilëson si provë materiale deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Transportimi i tij është bërë nga ushtria, ndërsa për ta lëvizur është dashur çmontimi i krahëve të tij dhe më pas transportimi me kamion ushtarak drejt Tiranës.

Avioni i pilotuar nga italiani Giorgio Riformato, bëri një ulje të pafat në plazhin e Divjakës duke dëmtuar rrotën e parë në 10 maj 2014, ndërsa do ngarkohej me 460 kg drogë për tu dërguar në Itali.

Avioni i rrëzuar italian ruhej nga policia gjatë gjithë kohës. Për këtë çështje u arrestua dhe shtetasi shqiptar Sajmir Bajrami. 
 
Prokuroria e Krimeve të Rënda  kishte kërkuar ndihmë nga Shtabi i Përgjithshëm për të lëvizur provën material avionin tip “Piper” drejt një vendi ruajtje në bazat ushtarake.

Avioni aktualisht konsiderohet provë materiale dhe duhet ruajtur si i tillë deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku të pandehur janë deri më tani 4 persona dhe dy të tjerë rezultojnë në kërkim.

Avioni ka një peshë 912 kg dhe për shkak të krahëve me gjatësi rreth 10 metër, ky avion nuk mund të lëvizej në rrugë tokësore duke u vendosur mbi një kamion pa u çmontuar.

avioni divjake

 avioni divjake

Redaksia Online
(e.c/g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit