TIRANE - Mbërriti sot në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i 23-vjeçarit nga Shkodra, Florenc Beqiri, i cili humbi jetën në spitalin "Nord" të Marsejës ku shkoi në gjendje kome pasi u gjet pa ndjenja në dhomë në qendrën e ndalimit të emigrantëve. Avioni me arkivolin e të riut u ul në aeroport rreth orës 12:00 të kësaj të enjte dhe më pas iu dorëzua familjarëve në Shkodër të cilët kanë hapur dyert e mortit që javën e kaluar.
/Shqiptarja.com
Lamtumira e fundit, Florencit do t'i jepet të premten në orën 14:00. Shpenzimet e funeralit do mbulohen nga Bashkia e Shkodrës e cila në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak akordoi 500 mijë lekë të reja.
Mbërrin në shtëpinë e tij në Shkodër trupi i pajetë i Florenc Beqirajt
VIDEO/Mbërrin në Shqipër trupi i pajetë Florenc Beqirajt

VIDEO









