Një ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkoi falje publike për dekorimin e torturuesit të At Zef Pllumit, Shyqeri Çokut, ka reaguar sërisht mbesa e At Zef Pllumit. Në një intervistë për Report Tv, Angjelina Gjeka tha se ata më të lehtësuar, Rama duhet që t’ia heqë publikisht dekoratën.
"Unë e prita mirë, mirë më erdhi ajo falje por nuk u ndjeva bash mirë sepse ajo falje për menimin tem është gjysma jo krejt sepse e kërkoj falje por duhet të thoshte kryeministri publikisht që ajo dekoratën që ia dhanë hetuesit që në atë kohë u burgos e dënuan axhën duhet të thoshte publikisht që ajo dekoratë duhet të kthehet mbrapa"-tha Gjeka
Një ditë më parë nga Shkodra kreu i qeverisë kërkoi falje publike për dekorimin e Shyqeri Çokut. Ai tha se ishte një gabim nga ana e Ministrisw së Mbrojtjes.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com